Gjykata në Korenë e Jugut ka rilëshuar një urdhër arrestimi për presidentin e pezulluar Yoon Suk Yeol, tha të martën agjencia e hetimit të korrupsionit të vendit. Hetuesit që kërkojnë ta marrin në pyetje mbi akuzat për kryengritje kanë luftuar për të ekzekutuar një urdhër arresti për të.
Kreu i njësisë së hetimit, i bllokuar nga shërbimi i sigurisë presidenciale dhe rojeve ushtarake jashtë rezidencës së tij javën e kaluar, tha të martën se janë të vendosur për të ekzekutuar urdhërin e gjykatës.
Avokatët e Yoon paraqitën një kërkesë në gjykatën e Seulit për të anuluar urdhrin e arrestit, por gjykata e rrëzoi atë të dielën./K,K