Janë publikuar testet model të provimeve të Maturës Shtetërore 2025 dhe ka nisur shpërndarja e tyre në të gjitha shkollat e mesme të vendit.
Përmes një njoftimi, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se publikimi i tyre që në fillim të janarit ka për qëllim të ndihmojë maturantët që të kenë më shumë kohë në dispozicion për përgatitjen e tyre dhe të jenë të mirë përgatitur për provimet përfundimtare.
Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se testet përfshijnë një gamë të gjerë lëndësh, duke filluar nga Gjuhë Shqipe e Letërsi, Matematikë, Gjuhë të huaja si anglishtja, italishtja dhe frëngjishtja, deri te lëndët si Qytetaria dhe Psikologjia, Ekonomia, Biologjia, Fizika, Kimia dhe shumë të tjera. Gjithashtu janë përfshirë teste model për drejtimet profesionale, si Mbështetja e Përdoruesve TIK, Hoteleria e Turizmi, si dhe Shkollat e Mesme Teknike.
Njoftimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit:
Publikohen testet model të provimeve të Maturës Shtetërore 2025 dhe po të shpërndahen në të gjitha shkollat e mesme të vendit.
Publikimi i tyre që në fillim të janarit ka për qëllim të ndihmojë maturantët që të kenë më shumë kohë në dispozicion për përgatitjen e tyre dhe të jenë të mirë përgatitur për provimet përfundimtare.
Testet përfshijnë një gamë të gjerë lëndësh, duke filluar nga Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, Matematikë, Gjuhë të huaja si anglishtja, italishtja dhe frëngjishtja, deri te lëndët si Qytetaria dhe Psikologjia, Ekonomia, Biologjia, Fizika, Kimia dhe shumë të tjera. Janë përfshirë gjithashtu teste model për drejtimet profesionale, si Mbështetja e Përdoruesve TIK, Hoteleria dhe Turizmi, si dhe Shkollat e Mesme Teknike.
Sikurse vitin e kaluar, publikimi i këtyre testeve është bërë shumë më herët për të garantuar që nxënësit të kenë qasje ndaj materialeve të nevojshme si dhe më shumë kohë për përgatitje. Testet model janë të rëndësishme për të ndihmuar maturantët të familjarizohen me formatin dhe përmbajtjen e provimeve, duke rritur mundësitë e tyre për rezultatet të larta në provimet e maturës.
Të gjitha testet model mund të gjenden online në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore në linkun: https://qsha.gov.al/matura-shteterore-2025/