Kursimet në lekë kanë pasuar rritje gjatë muajve të fundit të vitit 2024.Shqiptarët po orientohen që t’i kthejnë kursimet e tyre në lekë për shkak të qëndrueshmërisë së monedhës kombëtare.Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë depozitat në lekë janë shtuar me mbi 2.4 miliardë lekë gjatë muajit nëntor.
Ky është muaji i dytë i cili rezulton me një rritje të theksuar të kursimeve në lekë duke shkuar në 794.7 miliardë lekë nga 790.5 që ishte gjatë tetorit me një rritje 7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 0.5% me tetorin.
Por e kundërta ka ndodhur me depozitat në euro të cilat janë ulur me të paktën 21 milionë euro gjatë muajit nëntor.
Ndikim duket se kanë dhënë efektet e kursit të këmbimit pasi euro aktualisht po këmbehet në kufijtë e 98 lekëve.
Por po ashtu edhe efekti psikologjik i cili ka bërë që qytetarët dhe bizneset të orientohen me tepër në depozita në lekë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë stoku total i depozitave ka shënuar rritje duke arritur në 1.33 trilionë lekë./K.K