Teksa foli për problemin e infertilitetit te burrat dhe gratë, mjeku gjinekolog, Shkëlqim Bilali, theksoi se të gjithë ne duhet ta vlerësojmë shëndetin, si pasurinë më të madhe që kemi.
Në një intervistë për emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News 24, mjeku tha se Zoti i ka dhënë njeriut energjinë dhe kapacitetin që të jetojë më shumë se 100 vite, por kjo sipas tij mund të arrihet vetëm përmes një jetese dhe ushqyerje të shëndetshme.
Bilali tha se mënyra se si njeriu menaxhon energjinë që i ka dhënë natyra tregon edhe jetëgjatësinë e tij.
Shkëlqim Bilali: Zoti i ka dhënë njeriut energji që të jetojmë më shumë se 100 vite, por mënyra se si ne e menaxhojmë këtë energji tregon se sa do të jetojmë. Është një shprehje që thotë mënyra si ushqehemi dhe se si glukoza dhe insulina reagon në trupin tonë, tregon sa shpejt po plakemi. Ne si komb duhet të vlerësojmë shëndetin si pasurinë më të madhe që kemi.
Janë dy shtylla, natyra dhe shkenca. Është një shprehje franceze që thotë nëse dini pak në shkencë jeni ateistë, por nëse e njihni totalisht atë, atëherë ju besoni tek Zoti. Trupi është shtëpia ku njeriu bën jetën e tij. Me gjithçka që është zbuluar deri tani, ende nuk është zbuluar se si funksionon truri dhe neuronet. Si është organizuar dhe si funksionon jeta. Jeta është e organizuar me faza dhe çdo sëmundje apo komplikacion varet me këtë./ S,M