12 vjeçari ndërroi jetë në spital/ QSUT: Ndarja nga jeta e pamundur të parandalohej

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

QSUT ka reaguar pasi një 12-vjeçar ndërroi jetë në spitalin e Pediatrisë.

Familjarët jashtë kamerave akuzuan mjekët se i mituri nuk mori mjekimin e duhur.

Ndërsa, QSUT në një reagim për mediat, informon se pas ekzaminimeve të kryera, pacienti është diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë.

Pavarësisht trajtimeve të kryera, sipas QSUT, ndarja nga jeta e të miturit ka qenë e pamundur të parandalohet.

Njoftimi i plotë:

“QSUT i shpreh ngushëllimet  më të thella familjes së 12-vjeçarit L.S në këtë moment të vështirë.

Nisur nga interesi i publikut për rastin tragjik të ndarjes nga jeta të 12-vjeçarit, informojmë se pacienti L.S. është hospitalizuar në Spitalin Pediatrik të QSUT më datë 7 janar 2024 dhe ka ndërruar jetë më datë 8 janar 2025, në orën 01:45, në Shërbimin e Terapisë Intensive Pediatrike. Pas ekzaminimeve të kryera, pacienti është diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë.

Pavarësisht kujdesit maksimal dhe trajtimeve të kryera sipas protokolleve mjekësore, ndarja nga jeta e pacientit ka qenë e pamundur të parandalohet.

Duke mirëkuptuar dhimbjen e familjes dhe interesin e publikut, QSUT riafirmon përkushtimin për transparencë dhe për ofrimin e trajtimeve më të mira për çdo pacient.” Thuhet ndër të tjera në njoftim./    S,M

Të fundit

Media kolumbiane/ Përgatituni për aventura të reja në destinacionin magjepsës, Shqipëri

Turizmi ka pësuar një ndryshim të rëndësishëm në vitet e fundit, kryesisht për shkak të ndikimit të rrjeteve sociale...

Rama poston pamjet/ Transformim epokal në sektorin e energjisë që nga 2013

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet e tij sociale pamje të ndryshimit që ka pësuar vendi në sektorin e energjisë, që nga viti...

Tregu i punës në tranzicion/ Rritet numri i personave që përfitojnë pagesë papunësie

Teksa agjencitë punësimit po sjellin rregullisht punonjës nga Azia dhe Afrika për të plotësuar nevojat e bizneseve në disa sektorë, të dhënat zyrtare tregojnë...

Zjarri i ri shpërthen në Hollywood Hills/ Kërcënohen monumentet, kaosi përfshin LA

Një zjarr ka shpërthyer në Hollywood Hills, duke bërë që shefi i Departamentit të Zjarrfikësve të LA, Kristin Crowley të largohet papritur nga një...

Gjendet një thesar në një kishë gotike në Gjermani/ I fshehur 400 vite më parë

Restauruesit e një kishe gotike në Gjermani zbuluan një thesar të fshehur në këmbën e zbrazët të një statuje kishe që ishte humbur pothuajse...

Lajme të tjera

Web TV