Bonusi i pensionistëve dhe ulja e çmimit të energjisë,vendime elektorale? Ja si…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur për uljen e çmimit të energjisë elektrike u dha përgjigje dhe kritikëve, të cilët këto masa ndihmëse për qytetarët i cilësojnë si “vendime elektorale”.

Shefi i qeverisë pohoi se asnjëherë nuk e ka përdorur buxhetin e shtetit për qëllime elektorale. Sipas tij, vendimet e qeverisë, janë vendime jo për t’u hequr, por që do qëndrojnë aty, si masa ndihmëse për qytetarët shqiptarë.

Ai pohoi se edhe për bonusin e pensionistëve u akuzua se po e ndërmerr këtë hap për qëllime elektorale, gjë që sipas tij nuk ka asnjë lidhje.

“Mbi 1 milion konsumatorë, abonentë të energjisë do të paguajnë një çmim të ulët të saj fal një suksesi kuptimplotë nga një rrugë nga humnera drejt majës së Shqipërisë drejt 2030. Thanë se edhe bonusi i pranverës është elektoral, për çdo gjë që bëj, ata do thonë, por ajo që më intereson është që pensionistë do marrin një bonus tjetër, sepse ekonomia po rritet dhe rritjen ne duam ka kemi gjithëpërfshirëse dhe të gjithë të marrin pjesën e tyre nga kjo rritje. Për asnjë arsye, qysh kur kam bërë garën e parë elektorale nuk kam menduar se si të përdor elektoralisht instrumente financiar të funksionit, të cilat mund të ktheheshin problem për financat në nivel afatmesëm apo afatgjatë. E dyta, asnjëherë gjera që bëhen aty për aty dhe nuk janë aty për të qëndruar. Bonuset janë aty për të qëndruar, bonusi i fundvitit dhe i pranverës do të qëndrojnë aty si rezultat i projeksioneve dhe rezultateve të ekonomisë. Ulja e çmimit të energjisë, është aty për të qëndruar. “/K.K

Të fundit

Pesë mënyra për të paguar më pak energji elektrike gjatë dimrit

A e dini se edhe shtëpitë me izolim shumë të mirë humbasin 44% të energjisë së shtëpisë së tyre...

Vota e diasporës, faktor përcaktues në rezultat? Celibashi: Edhe një votë bën diferencën!

Kreu i Komisinit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i ftuar në “Open” në News24, ka folur në lidhje me procesin e votës së diasporës,...

Kina Veriore goditet sërish nga tërmeti, raportohet për dëme të mëdha

Kina Veriore është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.5 ballë, ku provinca Qinghai ka pasur më shumë dëme. Epiqendra e tërmetit ishte lokalizuar pranë...

“Gjysmën e ditës e qaj, gjysmën tjetër”/Lala zbulon dëshminë tronditëse e familjes Prenga

Gazetarja Klodiana Lala ka kthyer në vëmendje rrëmbimin e më pas vrasjen e Jan Prengës katër vite më parë dhe lidhje me Dritan Rexhepin,...

Regjistrimi i emigrantëve për të votuar më 11 maj, Celibashi sqaron procedurën

Në një intervistë televizive, Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka theksuar se procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë është një...

Lajme të tjera

Web TV