Konsumoni darkën vonë? Efektet në shëndetin tuaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Angazhimet e ndryshme shoqërore e familjare, por edhe oraret e tejzgjatura të punës janë disa ndër faktorët që detyrojnë njerëzit ta shtyjnë darkën në orare tepër të vona.

Megjithatë, mjekët nuk reshtin së rekomanduari se ngrënia herët ofron shumë përfitime që shkojnë përtej mbipeshës.

Kontroll më i mirë i peshës

Njerëzit që hanë vonë në mbrëmje, kanë tendencën të zgjedhin ushqime me shumë kalori e më pak ushqyes. Kësisoj, tendenca për ta tepruar është e madhe.

Anashkalimi i vakteve të tjera të ditës dhe vonesa e darkës do t’ju shtyjë të hani pa mendje. Për më tepër, rreziku i shëndoshjes dhe mbipeshës është i lartë.

Urthi

Një nga mënyrat për të shmangur urthin është që të shmangni ushqime të bollshme e të yndyrshme në orët e vona. Duke ngrënë më herët, trupi ka kohën e nevojshme për të tretur ushqimin dhe ulur rrezikun e akumulimit të aciditetit në stomak. Urthi përkeqësohet edhe duke u shtrirë pas ngrënies, ndaj duhet të krijoni një hapësirë kohore mes darkës dhe gjumit.

Gjumi

Urthi ndikon tek cilësia e gjumit. Nëse ushqeheni vonë dhe e teproni me ushqimin do të keni probleme me stomakun dhe nuk do të bëni një gjumë të qetë. Nga ana tjetër nëse pini shumë lëngje përpara gjumit atëherë do të keni nevojë të shkoni shpesh në tualet. Ekspertët rekomandojnë konsumin e ushqimeve të lehta e me racione të vogla por jo në darkë vonë.

Energjia e organizmit

Ruajtja e ekuilibrave të vakteve i jep organizmit më shumë energji. Çdo vonesë në konsumin e vakteve e frenon energjinë dhe shkakton plogështi, probleme me humorin dhe teprica të panevojshme të oreksit.

Gjumi cilësor i njerëzve që hanë herët u jep atyre më shumë energji gjatë ditës dhe mundëson një peshë më të shëndetshme trupore.

Lexo edhe :  Redukton oreksin dhe nxit humbjen e peshës, ja pija që duhet të konsumoni në mëngjes

Kur është koha më e përshtatshme që të hani darkë?

Ekspertët nuk bien dot dakord për një orë të caktuar të darkës, megjithatë kanë arritur në një konsensus se vakti i fundit duhet të jetë të paktën 2-3 orë përpara gjumit. Ndaj nëse ju flini në orën 23:00 atëherë sigurohuni që të mos hani më pas orës 20:00.

Cilat ushqime rekomandohen

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se ngrënia e karbohidrateve në mbrëmje ose në darkë ndihmon në mbajtjen nën kontroll të oreksit gjatë ditës. Konsumoni bulmet si kos, qumësht por edhe bukë me drithëra të plota, pak oriz ose makarona. Edhe një trahana e ngrohtë është e këshillueshme.

Proteinat në darkë ndihmojnë muskujt

Ngrënia strategjike përpara fjetjes mund të optimizojë përpjekjet e muskujve. Sportistët konsumojnë vakte të pasura me proteina si qumësht, djathë, kos dhe pluhur proteinash përpara se të flenë për të ndihmuar muskujt të jenë më të fortë./K.K

 

Të fundit

Rama poston pamjet/ Transformim epokal në sektorin e energjisë që nga 2013

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet e tij sociale pamje të ndryshimit që ka pësuar vendi në sektorin...

Tregu i punës në tranzicion/ Rritet numri i personave që përfitojnë pagesë papunësie

Teksa agjencitë punësimit po sjellin rregullisht punonjës nga Azia dhe Afrika për të plotësuar nevojat e bizneseve në disa sektorë, të dhënat zyrtare tregojnë...

Zjarri i ri shpërthen në Hollywood Hills/ Kërcënohen monumentet, kaosi përfshin LA

Një zjarr ka shpërthyer në Hollywood Hills, duke bërë që shefi i Departamentit të Zjarrfikësve të LA, Kristin Crowley të largohet papritur nga një...

Gjendet një thesar në një kishë gotike në Gjermani/ I fshehur 400 vite më parë

Restauruesit e një kishe gotike në Gjermani zbuluan një thesar të fshehur në këmbën e zbrazët të një statuje kishe që ishte humbur pothuajse...

Presidenti Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zjarret në Kaliforni

Presidenti Joe Biden miratoi të mërkurën një deklaratë federale të emergjencës për zjarret e Kalifornisë, që do të mundësojë fonde dhe burime për të...

Lajme të tjera

Web TV