Lobimi në SHBA/ Meta merret në pyetje nga SPAK, “zhgënjehet” nga heshtja e prokurorëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti Ilir Meta la qelitë e paraburgimit dhe u paraqit dje në SPAK ku u mor në pyetje për rreth dy orë, kryesisht për çështjet e lobimit në SHBA, që është një nga tre akuzat e ngritura ndaj tij. Në një reagim në rrjetet sociale, Meta tha se dha shpjegime, por edhe pyeti prokurorët për çështjen e “McGonigal” dhe “inceneratorët”, por nuk mori përgjigje prej tyre.

Këtë të martë, ish-presidenti Ilir Meta u paraqit në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku qëndroi për rreth tre orë për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me akuzat që lidhen me lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për zhvendosjen e tij nga paraburgimi 313 në ambientet e SPAK-ut u përdor tuneli nëntokësor që lidh këto institucione, duke shmangur çdo ekspozim para kamerave apo medias.  Në shoqërinë e avokatit të tij, Genc Gjokutaj, Meta dha shpjegime për një nga çështjet e hetuara. Avokati sqaroi se ish-presidenti ka qenë bashkëpunues dhe sqarues për aq sa kishte dijeni dhe mbante mend, duke theksuar se të gjitha aktet e çështjes do të shqyrtohen më vonë. “Meta nuk ka zgjedhur heshtjen apo shmangien, por përballjen me akuzat dhe dhënien e shpjegimeve të tij,” deklaroi Gjokutaj.  Gjatë marrjes në pyetje, Meta ngriti edhe vetë disa pyetje në lidhje me hetimet e tjera që sipas tij prekin interesin publik. Ai kërkoi shpjegime mbi hetimin e çështjes McGonigal, ish-agjenti i lartë i FBI-së, për të cilin Meta pretendon se ka marrë ryshfet nga Kryeministri aktual. Po ashtu, ish-presidenti pyeti për ecurinë e hetimit mbi fotografinë e realizuar nga bashkëshortja e Kryeministrit me ish-presidentin amerikan Barack Obama, një çështje për të cilën një shtetas shqiptaro-amerikan ka vuajtur dënimin në SHBA.  Në një postim në rrjetet sociale, Meta shprehu zhgënjimin që pyetjet e tij mbetën pa përgjigje nga prokurorët, të cilët, sipas tij, deklaruan “moskompetencë” për çështjet e ngritura prej tij. Ndërkohë, ai u kërkoi ndjesë gazetarëve për moskomunikimin me ta pas seancës, pasi SPAK nuk e lejoi të dilte përpara mediave, edhe pse, siç theksoi ai, kishte shprehur gatishmërinë ta bënte këtë, madje edhe i shoqëruar me pranga.  Të hënën, në ambientet e SPAK-ut ishte paraqitur edhe ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi, e cila refuzoi të jepte shpjegime para Prokurorisë, duke deklaruar se do të flasë vetëm në gjykatë. Hetimet ndaj ish-çiftit Meta-Kryemadhi përfshijnë akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.  Avokati i Metës, gjatë një deklarate pas përfundimit të marrjes në pyetje, sqaroi se klienti i tij do të vazhdojë të jetë bashkëpunues me organet e drejtësisë dhe do të japë sqarime sa herë të thirret. “Meta ka zgjedhur të përballet me faktet dhe të japë versionin e tij për gjithçka që ngrihet ndaj tij,” përfundoi Gjokutaj.  Kjo seancë ishte pjesë e një hetimi të gjerë që SPAK po zhvillon në lidhje me financimet dhe marrëdhëniet politike të ish-presidentit, të cilat, sipas Prokurorisë, përfshijnë shkelje të mundshme ligjore në transaksione financiare ndërkombëtare. Meta u arrestua me urdhër të SPAK në tetor të vitit të kaluar. Ndaj tij dh eish-bashkëshortes Monika Kryemadhi janë ngritur tre akuza, “korrupsion pasiv”, “mosdeklarim pasurie” dhe “pastrim parash”. Meta i ka mohuar akuzat, ndërsa procedimin dhe arrestimin e tij e cilëson si politik, ndërsa prokurorinë speciale sit ë kapur nga kryeministri Edi Rama. Aktualisht Meta është në masën e sigurisë “arrest me burg”.

Lexo edhe :  Regjistrimi i emigrantëve për të votuar më 11 maj, Celibashi sqaron procedurën

 

Të fundit

Pesë mënyra për të paguar më pak energji elektrike gjatë dimrit

A e dini se edhe shtëpitë me izolim shumë të mirë humbasin 44% të energjisë së shtëpisë së tyre...

Vota e diasporës, faktor përcaktues në rezultat? Celibashi: Edhe një votë bën diferencën!

Kreu i Komisinit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i ftuar në “Open” në News24, ka folur në lidhje me procesin e votës së diasporës,...

Kina Veriore goditet sërish nga tërmeti, raportohet për dëme të mëdha

Kina Veriore është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.5 ballë, ku provinca Qinghai ka pasur më shumë dëme. Epiqendra e tërmetit ishte lokalizuar pranë...

“Gjysmën e ditës e qaj, gjysmën tjetër”/Lala zbulon dëshminë tronditëse e familjes Prenga

Gazetarja Klodiana Lala ka kthyer në vëmendje rrëmbimin e më pas vrasjen e Jan Prengës katër vite më parë dhe lidhje me Dritan Rexhepin,...

Regjistrimi i emigrantëve për të votuar më 11 maj, Celibashi sqaron procedurën

Në një intervistë televizive, Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka theksuar se procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë është një...

Lajme të tjera

Web TV