Ministri Gonxhe prezanton drejtoreshën e re të Muzeut Historik Kombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elenita Roshi është emëruar në krye të Muzeut Historik Kombëtar, duke sjellë një përvojë të pasur prej mbi 20 vitesh në menaxhimin e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e projekteve ndërkombëtare.

Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhe, njoftoi lajmin duke theksuar rëndësinë e përvojës dhe angazhimit të saj në këtë detyrë të rëndësishme.

Roshi ka qenë pjesë e projekteve që lidhen me ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, me një fokus të veçantë në zona si Butrinti dhe Gjirokastra. Formimi i saj akademik përfshin një doktoraturë në marketingun e trashëgimisë kulturore dhe një bursë prestigjioze Humphrey/Fulbright në Universitetin Cornell, SHBA, që i ka shtuar ekspertizë të vyer punës së saj praktike.

Përveç angazhimeve të saj menaxheriale, Elenita Roshi është pedagoge e jashtme në Universitetin Politeknik të Tiranës, ku kontribuon në përgatitjen e gjeneratave të reja për menaxhimin e trashëgimisë historike dhe kulturore.

Sipas ministrit Gonxhe, pasioni i Roshit për të bërë trashëgiminë kulturore tërheqëse dhe edukative do të jetë kyç në transformimin e Muzeut Historik Kombëtar në një hapësirë moderne për edukim, frymëzim dhe dialog. Ky proces përfshin rindërtimin dhe rikonceptimin e muzeut si një institucion që reflekton historinë dhe identitetin kombëtar të shqiptarëve, duke tërhequr vizitorë vendas dhe ndërkombëtarë./e.t

Të fundit

Pesë mënyra për të paguar më pak energji elektrike gjatë dimrit

A e dini se edhe shtëpitë me izolim shumë të mirë humbasin 44% të energjisë së shtëpisë së tyre...

Vota e diasporës, faktor përcaktues në rezultat? Celibashi: Edhe një votë bën diferencën!

Kreu i Komisinit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i ftuar në “Open” në News24, ka folur në lidhje me procesin e votës së diasporës,...

Kina Veriore goditet sërish nga tërmeti, raportohet për dëme të mëdha

Kina Veriore është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.5 ballë, ku provinca Qinghai ka pasur më shumë dëme. Epiqendra e tërmetit ishte lokalizuar pranë...

“Gjysmën e ditës e qaj, gjysmën tjetër”/Lala zbulon dëshminë tronditëse e familjes Prenga

Gazetarja Klodiana Lala ka kthyer në vëmendje rrëmbimin e më pas vrasjen e Jan Prengës katër vite më parë dhe lidhje me Dritan Rexhepin,...

Regjistrimi i emigrantëve për të votuar më 11 maj, Celibashi sqaron procedurën

Në një intervistë televizive, Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka theksuar se procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë është një...

Lajme të tjera

Web TV