Sikur të mos mjaftojnë dëmet që u shkakton për çdo vit natyra, fermerët e Maliqit tani po dëmtohen edhe nga miu i arave.
Dëmtimet më të mëdha në këtë periudhë janë te parcelat me drufrutorë dhe jonxhe, pasi minjtë dëmtojnë plotësisht rrënjët e bimëve si dhe kulturave të tjera. Fermerët shprehen se situata është serioze dhe se janë të pafuqishëm që ta luftojnë në mënyra individuale.
Situata problematike pranohet edhe nga specialistët e bujqësisë pranë Bashkisë së Maliqit, të cilët shprehen se kanë lajmëruar edhe Ministrinë e Bujqësisë.
Aurel Zenullari, specialist bujqësie, Bashkia Maliq: Fusha e Maliqit ka në përbërje të saj 13.600 hektarë tokë bujqësore, ku një sipërfaqe e konsiderueshme është e mbjellë me drufrutore dhe jonxhe që po dëmtohen nga miu i arave. .e.t