Shtatë këshillat e Charles Bukowskit për një jetë të hatashme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Keni nevojë për këshilla se si ta jetoni një jetë të mrekullueshme?

Disa prej këtyre mund t’i merrni nga Charles Bukowski – autori i njohur amerikan, poeti, shkrimtari i historive të shkurtra dhe novelisti që ka ndarë me botën pikëpamje dhe mendime me botën për çdo temë të mundshme, duke filluar nga arti e deri te vdekja.

Ai ka qenë një shkrimtar i njohur, i cili shpeshherë i ka përshkruar përvojat e njerëzve të shtypur të jetës urbane amerikane, ndërkaq tërë kohën na ka dhuruar këshilla se si t’i shpenzojmë ditët.

Ndonëse ai njihet ka lexuesit si shkrimtar tejet vulgar dhe i ashpër, faktikisht disa prej thënieve të tija kanë shumë kuptim dhe mund t’ju ndihmojnë.

1: Mos u ngopni me pak
“Unë doja ose tërë botën ose asgjë fare”.

2: Dashurojeni vetveten
“Asnjëherë nuk e kam takuar një mashkull që do të kisha dashur të bëhesha si ai. Edhe nëse kjo gjë është iluzion, është një iluzion me fat”.

3: Nxirrni maksimumin nga jeta
“Nuk është e tmerrshme vdekja por jetët e njerëzve që jetojnë ose nuk jetojnë deri në vdekjen e tyre”.
“Disa njerëz asnjëherë nuk çmenden. Çfarë jetë të kota duhet t’i jetojnë…”

4: Mos u frikësoni nga dhimbja, pa të ju nuk mund ta përjetoni lumturinë
“Duhet të vdisni disa herë para se të mund të jetoni vërtetë”.

5: Bëhuni unikë dhe shpreheni atë në çfarëdo që bëni
“Është më mirë ta bëni një gjë të mërzitshme me stil sesa një gjë të rrezikshme pa të”.

6: Jeni më të fortë se ç’mendoni
“Ndonjëherë zgjoheni nga shtrati në mëngjes dhe mendoni, nuk do t’ia dalë, por ju qeshni brenda… duke i kujtuar të gjitha rastet kur jeni ndjerë njësoj”.

Lexo edhe :  Kur daton Kanali i Panamasë? Dhe si funksionon?

7: Keni vetëbesim
“Problemi me botën është se inteligjentët janë të mbushur me dyshime”./K.K

Të fundit

Pesë mënyra për të paguar më pak energji elektrike gjatë dimrit

A e dini se edhe shtëpitë me izolim shumë të mirë humbasin 44% të energjisë së shtëpisë së tyre...

Vota e diasporës, faktor përcaktues në rezultat? Celibashi: Edhe një votë bën diferencën!

Kreu i Komisinit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i ftuar në “Open” në News24, ka folur në lidhje me procesin e votës së diasporës,...

Kina Veriore goditet sërish nga tërmeti, raportohet për dëme të mëdha

Kina Veriore është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.5 ballë, ku provinca Qinghai ka pasur më shumë dëme. Epiqendra e tërmetit ishte lokalizuar pranë...

“Gjysmën e ditës e qaj, gjysmën tjetër”/Lala zbulon dëshminë tronditëse e familjes Prenga

Gazetarja Klodiana Lala ka kthyer në vëmendje rrëmbimin e më pas vrasjen e Jan Prengës katër vite më parë dhe lidhje me Dritan Rexhepin,...

Regjistrimi i emigrantëve për të votuar më 11 maj, Celibashi sqaron procedurën

Në një intervistë televizive, Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka theksuar se procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë është një...

Lajme të tjera

Web TV