Edi Rama foli në konferencën nga OSHEE për uljen e energjisë elektrike, se Shqipëria do kthehet në një vend sovran energjitik. Rama thotë se shitja e energjisë jashtë vendit nuk është më ëndërr as vizion. Më tej tha se nga sovraniteti Shqipëria do përfitojë pasi nuk do jetë më e varur nga krizat në botë.
‘Flasim për shtresën e mesme. Ajo mbi 700 këh një pjesë e vogël që do vazhdojnë të paguajnë 9.5. të gjithëve më periudhën para konsolidimit, ju merreshin sa ci merreshin sot biznesit, 13.5 lekë. Iu merrej të gjithë qytetarëve dhe shtresës së mesme. Pa e ditur fare se ç’a kanë parasysh. Sot është një ditë domethënëse për mua personalisht, materializimi i një rezultati që nuk është rezultat i një veprimi, por i një morie veprimesh dhe ndërveprimesh që sjell në këtë pikë. Natyrisht që sektori ka nevojë për investime të tjera. Ne, kur e thosha në fillim, ata që nuk dinë se ç’thonë, skërmiteshin ça është ky sovraniteti energjitik. Është që sikur bota të kthehet përmbys Shqipëria do ketë energjinë e vet për çdo ditë të vitit, me ujë pa ujë, me shi pa shi.
Nuk do varet nga askush, se ça ndodh jashtë kufijve. Do shesi jashtë, ky është sovraniteti. Nuk është ëndërr. As një vizion afatgjatë. Po është një horizont që duket me sy dhe që përfshin kohën brenda mandatit tonë të katërt. Përtej kësaj, ne do hedhim hap në vijim me një marrëveshje trilaterale, që do vendos themelet e Shqipërisë, aktor në politikën energjitike europiane në dekadën e ardhshme. Por do ua lëmë juve ta administroni.’/e.t