Kryeministri Edi Rama ndodhet në konferencë për median në lidhje me çmimin e ri të energjisë elektrike
“Ulja e parë e çmimit të energjisë elektrike në këto 35 vite. Kjo na mbush me krenari po të marrim parasysh cfarë humnere e kemi nisur ngjitjen. Ulja është në kundërtendencë të plotë me rajonin e kontinentin ku jetojmë ku çmimet e energjisë jo vetëm janë rritur por dhe janë të kërcënuar nga rritje të tjera. ‘ tha Rama.
Ai garantoi se kjo masë është tërësisht e mirëmenduar dhe mbështetur në ekspertizën e brendshme dhe ndërkombëtare.
Ulja e çmimit të energjisë elektrike është premtuar nga kryeministri Edi Rama gjatë vitit 2024 gjatë takimeve me pensionistët.
Enti Rregullator i energjisë miratoi sot uljen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë nga 1 shkurti deri më 31 dhjetor 2025. Për ata që konsumojnë deri në 700 kWh, pagesa është 8.5 lekë kilovati, ndërsa mbi 700 do të paguajnë 9.5 lekë/kilovati./e.t