Ulja e çmimit të energjisë, MIE jep detaje: Do të përfitojnë 1 mln abonentë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga 1 Shkurti, energjia elektrike do të kushtojë më lirë për abonentët familjarë. Enti rregullator i Energjisë miratoi kërkesën e OSHEE për uljen në 8.5 lekë të çmimit të energjisë për 700 kilovatët e parë të konsumuar, ndërsa energjia e konsumuar mbi këtë prag, do të faturohet me 9.5 lekë për kilovatorë.

Besjan Kadiu, drejtor i përgjithshëm i energjisë në MiE, u shpreh se ky vendim erdhi si rezultat i performancës së mirë në uljen e nivelit të humbjeve në shpërndarje. Ai tha se përfitojnë mbi 1 milionë abonentë.

“Performanca e sektorit elektro energjitik është themeli dhe shtylla në të cilën bazohet kjo ulje e çmimit. Performanca ka ardhur së pari në aspektin teknik me ndryshim të qenësishëm në nivelin e humbjeve në shpërndarje nga 46 përqind në 2012, në 17.93 përqind për vitin 2024, e cila më tej ka pasuruar me mirë administrimin dhe procesit që pason këtë element teknik që është vjelja e faturave dhe detyrime nga OSHEE. Duket si një rezultat financiar për OSHEE dhe sektorin elektro energjitik shqiptar, i cili bën të mundur reflektimin në çmim.”

Sa abonentë përfitojnë?

“Me të dhënat që kemi mbledhur gjatë gjithë procesit të vlerësimit, në bashkëpunim me shoqëritë e sektorit elektro energjitik, rezulton se 1 milion e 70 mijë ose 95 përqind e abonentëve do të ndikohen nga kjo ulje çmimi. Konsumi midis muajve është i ndryshëm, dhe një abonent në një muaj mund të jetë në grupin nën 700 dhe një muaj tjetër në grupin mbi 700. Por në total 1700 000 do të preken nga kjo ulje e çmimit.”

Faturim me fasha?

“Nuk është faturim me fasha. Faturimi me fasha ka qenë i aplikuar më përpara ku deri në një fashë të caktuar kishte një çmim, dhe mbi atë fashë një çmim tjetër. Kësaj radhe nuk kemi fashë, por klasifikim të konsumatorëve sipas nivelit të konsumit. Do të kemi konsumatorë nën 700 kolovat orë dhe mbi, të cilëve i gjithë konsumi do t’u faturohet me çmimin aktual e deridjeshëm.”

Lexo edhe :  Energjia sot dhe nesër

Çfarë synohet me uljen e çmimit të energjisë?

“Synohet rritja e eficencës energjitike. Të dhënat tregojnë se ka rritje të qenësishme të konsumit. Dhe do ta ndihmojë mekanizmi i çmimit menaxhimin e konsumit nga secili prej konsumatorëve.”/    S,M

Të fundit

Filloni ditën tuaj me mëngjes të shëndetshëm dhe reduktoni rrezikun e diabetit

Ngrënia e mëngjesit rregullisht është treguar se zvogëlon rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2, sëmundjeve kardiovaskulare dhe...

Rama: Laboratorët e rinj inteligjentë do të shtrihen edhe në 615 shkolla të tjera në vend

Kryeministri Edi Rama thotë se laboratorët e rinj inteligjentë po rrisin aftësitë digjitale për mbi 35 mijë nxënës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama...

Po ngrihen kulla, por 38% e shqiptarëve nuk ngrohin dot shtëpitë

Shqipëria ka shansin që ka një mot relativisht të butë gjatë dimrit, përndryshe banorët e saj do të vuanin shumë nga i ftohti. Eurostat ka...

E rëndë në kryeqytet/ Gjendet një person i vrarë me armë zjarri brenda automjetit (EMRI)

Një 48-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Zall Mner brenda një automjeti, mëngjesin e sotëm rreth orës 07:40. Policia bën me dije se shtetasi...

Trump godet personat pa gjini, u ngrin pasaportat

Marco Rubio ka udhëzuar stafin që të ngrijë aplikimet për pasaportë me shënuesit e seksit “X”. Departamenti Amerikan i Shtetit ka ngrirë të gjitha aplikimet...

Lajme të tjera

Web TV