Zjarret shkrumbojnë Los Anxhelos, evakuohen banorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zjarrfikësit po luftojnë përhapjen e shpejtë të zjarreve në kodrat e qytetit Los Anxhelos ku jetojnë yjet e Hollivudit ndërsa një erë e fortë vazhdon t’i përhapë ato në pjesën jugore të Kalifornisë. Zjarret shihen nga distanca të largëta ndërsa banorët braktisën makinat e tyre dhe u larguan në këmbë në rrugët e bllokuara. Dëshmitarët thonë se kanë parë njerëz duke qarë dhe bërtitur ndërsa largoheshin me fëmijët dhe kafshët e tyre shtëpiake.

Parashikuesit e motit thonë se erërat e forta do të zgjasin disa ditë, që në disa raste arrijnë shpejtësinë deri 160 kilometra në orë dhe kanë nxitur në përhapjen e zjarreve.

Disa zona që po digjen nuk kanë patur reshje shiu prej disa muajsh. Rreth gjysmë milioni abonentësh rrezikojnë të mos kenë energji elektrike për shkak të ndërprerjes për të ulur mundësinë e shkëndijave elektrike dhe rrjedhimisht zjarre të tjera të mundshme.

Në lagjen “Pacific Palisades” në pjesën perëndimore të qytetit Los Anxhelos, zjarri shkatërroi një sipërfaqe prej më shumë se 5 kilometra katror, ndërsa tymi mbuloi qytetin. Flakët kanë depërtuar deri në qytezën bregdetare “Venice Beach”, rreth 10 kilometra më tej.

Autoritetet kanë mbyllur pjesë të autostradës së famshme PCH që kalon përbri oqeanit, për të ndihmuar me përpjekjet e evakuimit.

Zjarret po rrezikojnë edhe qytezën e famshme Malibu, rreth 32 kilometra nga qyteti Los Anxhelos, një zonë kodrinore përgjatë oqeanit. Edhe malet në qytezën e famshme Santa Monica janë përfshirë nga zjarret.

Aktori i famshëm, James Woods, postoi në rrjetin X pamje të flakëve nga shkurret dhe palmat që digjeshin në një kodër afër shtëpisë së tij.

“Në gatishmëri për t’u evakuuar”, tha Woods në videon e postuar në median sociale.

Lexo edhe :  Masakra në ditën e Vitit të Ri/ Biden takohet me familjarët e 14 viktimave në New Orleans

Aktori Steve Guttenberg, i cili jeton në lagjen “Pacific Palisades”, u bëri thirrje njerëzve që braktisin makinat e tyre që të linin çelësat e automjeteve në mënyrë që t’i zhvendosin ato për t’u hapur rrugën zjarrfikëseve. Moti bëri që Presidenti Joe Biden të anulonte planet për të vizituar qarkun Riverside. Zoti Biden do ta zhvillojë takimin në qytetin Los Anxhelos.

Shërbimi Kombëtar i Motit tha se erërat që vijnë nga qyteti Santa Ana, mund të jenë më të fortat në një dekadë. Shkollat dhe shumë organizata të tjera i kanë anuluar veprimtaritë. Erërat e thata, përfshirë ato që vijnë nga Santa Ana, kanë kontribuar në temperatura më të ngrohta se mesatarja në pjesën jugore të Kalifornisë, ku ka patur reshje të pakta shiu. Që nga fillimi i majit, janë regjistruar rreth 0.25 centimetra reshje shiu. VOA

Të fundit

Pesë mënyra për të paguar më pak energji elektrike gjatë dimrit

A e dini se edhe shtëpitë me izolim shumë të mirë humbasin 44% të energjisë së shtëpisë së tyre...

Vota e diasporës, faktor përcaktues në rezultat? Celibashi: Edhe një votë bën diferencën!

Kreu i Komisinit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i ftuar në “Open” në News24, ka folur në lidhje me procesin e votës së diasporës,...

Kina Veriore goditet sërish nga tërmeti, raportohet për dëme të mëdha

Kina Veriore është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.5 ballë, ku provinca Qinghai ka pasur më shumë dëme. Epiqendra e tërmetit ishte lokalizuar pranë...

“Gjysmën e ditës e qaj, gjysmën tjetër”/Lala zbulon dëshminë tronditëse e familjes Prenga

Gazetarja Klodiana Lala ka kthyer në vëmendje rrëmbimin e më pas vrasjen e Jan Prengës katër vite më parë dhe lidhje me Dritan Rexhepin,...

Regjistrimi i emigrantëve për të votuar më 11 maj, Celibashi sqaron procedurën

Në një intervistë televizive, Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka theksuar se procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë është një...

Lajme të tjera

Web TV