Zuckerberg: Jo më verifikim faktesh në FB dhe Instagram

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas fitores së parë të Donald Trumpit në zgjedhjet në SHBA në vitin 2016, kompania mëmë Facebook Meta u përpoq t’i kufizonte dezinformimet dhe gjuhën e urrejtjes në platformat e saj. Lajmet e rreme nuk duhet të ndikojnë zgjedhjet dhe formimin e opinionit ishte kredoja që shpalli asokohe themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg.

Tani Zuckerbergu po heq dorë qartësisht nga idealet e tij të mëparshme – dhe dëshiron t’i ridizajnojë Facebook-un dhe Instagram-in sipas shembullit të platformës X. Në një video-mesazh Zuckerberg-u njoftoi se në të ardhmen në platformat e tij nuk do të ketë më kontroll dhe verifikim lajmesh.

Do të ketë “rregulla më të thjeshta” dhe “më pak kufizime” – njoftoi Zuckerberg duke përdorur terma luftarakë populiste të djathta, të cilat i përdor vazhdimisht edhe pronari i X, Elon Musk.

Verfikuesit e fakteve nuk janë politikisht neutralë
Sipas tij qeveritë dhe “mediat e vjetra” kanë punuar për një kohë të gjatë për të “censuruar” njerëzit. Meta kishte qenë pjesë e kësaj nisur nga vullneti i mirë. Por tani ai dëshiron ta kthejë kompaninë e tij në rrënjët e saj “dhe të rivendosë lirinë e shprehjes”.

Zuckerberg-u pretendon se kontrolluesit e fakteve, të cilët kanë parandaluar në të kaluarën gjuhën e urrejtjes dhe përhapjen e pretendimeve të rreme në rrjetet e tij, nuk janë politikisht neutralë. Kur bëhet fjalë për çështje të tilla si migrimi apo barazia gjinore, ai dëshiron që në të ardhmen të ketë më pak kufizime dhe fshirje postimesh dhe përmbajtjesh.

Në të ardhmen Meta do t’ua lërë në dorë përdoruesve të saj që të vendosin se çfarë është e vërtetë apo e rreme. Në rast se kanë dyshime ata mund t’i japin këto informacione në komentet nën postime apo të shkruajnë në të ashtuquajturat community notes. Deri më sot vërtetësia e përmbajtjeve kontrollohej nga palë të treta. Zuckerberg-u njoftoi gjithashtu se në të ardhmen referencat ndaj informacioneve shtesë në përmbajtjen e verifikuar do të jenë më pak të dukshme.

Lexo edhe :  Përplasen dy automjete në Pogradec, dy të lënduar

Përplasje me BE-në
Bashkëpunimi me kontrolluesit e fakteve do të ndërpritet fillimisht në SHBA. Zuckerberg-u është i vetëdijshëm se ndryshimet në politikën e verifikimit të informacioneve do të shkaktojnë përplasjeje me BE-në, ku ka një ligj kundër dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes në platformat online. Shefi i koncernit Meta shpreson që presidenti i ardhshëm i SHBA, Donald Trump, do të ushtrojë presion kundër këtyre rregullave, të cilat ai i quan si “censurë të institucionalizuar”.

Në mënyrë të ngjashme veproi miliarderi Elon Musk pasi mori drejtimin e Twitter. Stafi që kontrollonte shërbimin e mesazheve të shkurtra në lidhje me gjuhën e urrejtjes u shkarkua në një shkallë të gjerë dhe shumë llogari të bllokuara të ekstremistëve të djathtë dhe atyre antisemitë u riaktivizuan. Në platformën që tani quhet X, mund të gjesh sot përmbajtje që glorifikojnë pa censurë dhunë, pornografi dhe deklarata raciste./ DW

Të fundit

Pesë mënyra për të paguar më pak energji elektrike gjatë dimrit

A e dini se edhe shtëpitë me izolim shumë të mirë humbasin 44% të energjisë së shtëpisë së tyre...

Vota e diasporës, faktor përcaktues në rezultat? Celibashi: Edhe një votë bën diferencën!

Kreu i Komisinit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i ftuar në “Open” në News24, ka folur në lidhje me procesin e votës së diasporës,...

Kina Veriore goditet sërish nga tërmeti, raportohet për dëme të mëdha

Kina Veriore është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.5 ballë, ku provinca Qinghai ka pasur më shumë dëme. Epiqendra e tërmetit ishte lokalizuar pranë...

“Gjysmën e ditës e qaj, gjysmën tjetër”/Lala zbulon dëshminë tronditëse e familjes Prenga

Gazetarja Klodiana Lala ka kthyer në vëmendje rrëmbimin e më pas vrasjen e Jan Prengës katër vite më parë dhe lidhje me Dritan Rexhepin,...

Regjistrimi i emigrantëve për të votuar më 11 maj, Celibashi sqaron procedurën

Në një intervistë televizive, Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka theksuar se procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë është një...

Lajme të tjera

Web TV