Nga Fieri, ku zhvilloi një vizitë në burgun ku po vuan dënimin demokrati Ervin Salianji, kreu i PD, Sali Berisha foli për mediat.
Teksa tregoi se si shkoi vizita dhe takimi i tij me Salianjin, Berisha u pyet nga gazetarët nëse mendon të largohet nga politika në rast se në zgjedhjet e 11 majit nuk bëhet rotacioni.
“Përmbysja e diktaturës është misioni për të cilin unë zotohem deri në orën e fundit të jetës sime.
PD ka marrë mision të ri përmbysjen e diktaturës së dytë në Shqipëri, një diktaturë e bazuar në krim, drogë dhe vjedhjen e shqiptarëve”, ishte përgjigja e Berishës./ S.M