Argita Malltezi paraqitet në SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

‘Jam thirrur për çështjen 193/2024, pasi të jap dëshminë timë do të jap një deklaratë’, tha ajo për media.

Kjo çështje ka lidhje me kallzimin e bërë në SPAK, më 19 tetor nga ish-kryetarja e GJKKO, Irena Gjoka, njëherazi edhe gjyqtarja që caktoi masat e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe “arrest në burg” për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Gjoka ka kërkuar nga SPAK që të hetojnë deklaratat e Argita Berishës e cila e akuzon gjyqtaren se është filmuar duke i kërkuar 500 mijë euro një ish-eksponenti të PS.

Gjyqtarja Gjoka kërkoi hetime të thelluara nga SPAK për këto akuza publike që vajza e ish-kryeministrit ka bërë ndaj saj.

Gjatë një konference për shtyp të zhvilluar në datën 23 shtator 2024, Argita Malltezi deklaroi se të paktën 17 prokurorë dhe gjykatës të strukturës së posaçme janë në dosjen e “Encrochat”. E madje, sipas Argitës “gjyqtarja Gjoka del në një video, duke i kërkuar një ish-eksponenti të PS 500 mijë euro që rë mos e fuste në grup të strukturuar kriminal.”/E.T

Të fundit

Putin: Nëse Trumpit s’do t’ia kishin vjedhur fitoren, s’do të kishte luftë në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se ai është "i hapur për diskutime" me presidentin e SHBA, Donald Trump, për të punuar së bashku për...

‘Spiun i sigurimit’/ Analisti ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Palaço, ti nuk je burrë!

Analisti Ilir Demaila i ftuar në Report Tv denoncon Sali Berishën, për të cilin thotë se e ka quajtur spiun i sigurimit. Me tone...

Europol godet trafikun e kokainës/ Shqiptarët në Dubai, financues të drogës në Spanjë

Autoritetet Spanjolle, në bashkëpunim me Europol, ka goditur një grup kriminal që merrej me trafikimin e kokainës, nga Kolumbia e Panamaja për në Europë...

Vidhte valixhe në aeroport dhe i shiste në internet, e pëson keq deputeti portugez

Një politikan i ekstremit të djathtë në Portugali është akuzuar për vjedhjen e valixheve në disa aeroporte dhe për pasojë është dëbuar nga partia...

Kroatët bojkotojnë blerjet për shkak të rritjes së çmimeve

Shitjet në Kroaci ranë më 24 janar pas një bojkoti mbarëkombëtar të blerjeve, në shenjë proteste për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe inflacionit të...

Lajme të tjera

Web TV