Ish-deputeti demokrat Azgan Haklaj, tani pjesë e Demokratëve Euroatlantikë se Sali Berisha është ai që mban Edi Ramën në pushtet.
Haklaj ka theksuar se për të mundësuar fitoren e Partisë Demokratike (PD), Berisha duhet të dorëhiqet, pasi ai është në marrëveshje me Ramën, dhe për këtë arsye ka vendosur që Argita, e bija e tij, të marrë udhëheqjen e partisë.
“Nëse Berisha do që PD të fitojë, të japi dorëheqjen. Ramën e mban në pushtet Sali Berisha. Mesazhi është i qartë, Berisha do ia japi partinë Argitës. E ka bërë marrëveshjen me sulltan Ramën.
Madje Mediu i bëri presion Berishës sot që ta përfshijë në listë, ndaj ishte deklaratë e fortë. Të njëjtën gjë bëri edhe Agron Duka, duke ofruar figura të përbashkëta të tyre”., tha Haklaj./ S,M