Kreu i PD Sali Berisha ka vizituar këtë të enjte në burgun e Fierit Ervin Salianjin.
Berisha tha se çështja e ligjvënësit demokrat të burgosur është tashmë ndërkombëtare. Ai tha se Shqipëria është vend i të burgosurve politikë.
Sali Berisha: Çështja Salianji tashmë është ndërkombëtare, është në tre rezoluta. Shqipëria damkoset si vendi i të burgosurve politikë. Jemi një vend, ku shteti dhe krimi janë sipërmarrje e përbashkët. Drejtësia është bërë mashë politike.
Ervin Salianji nuk ka bërë kallëzim, por thjesht ka bërë denoncim publik si deputet. Janë tre rezoluta botërore të gjitha partive politike të së djathtës që dënojnë këtë narko-shtet. PD ka marrë mision që të përmbysë diktaturën e dytë në Shqipëri, që është diktaturë e dytë./kb