Jugu i Anglisë po përballet me një situatë të vështirë për shkak të motit të keq, ku zona është mbuluar nga shtresa e madhe e dëborës që ka përfshirë vendin prej disa ditësh, duke shkaktuar probleme të transport.
Dhjetëra makina u bllokuan në një autostradë me borë në Sussex, gjithashtu edhe mjegulla e dendur ka përfshirë vendin, duke vështirësuar edhe më shumë qarkullimin.
Autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të tregohen të kujdesshëm, ndërsa paralajmërojnë përkeqësim të situatës./e.t