Detaje të reja janë zbuluar nga mbledhja që kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar me drejtuesit politik në selinë rozë.
Tema kryesore e cila është diskutuar ishte pikërisht ajo për organizimin e zgjedhjeve të 11 majit, fushatën elektorale në vend dhe atë në diasporë.
Fundjavë kur nis edhe regjistrimi i i emigrantëve drejtuesit politik do të “emigrojnë” në dy shtetet ku ka më më shumë shqiptarë.
Drejtuesit Politikë të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës së bashku më kryetarët e Bashkive respektive do të udhëtojnë drejt Athinës. Ndërsa në Itali do të jetë drejtuesi politik për Diasporën së bashku me disa kryetarë bashkish.
Gjithashtu në këtë mbledhje është diskutuar për listat e PS, të paktën sipas burimeve jo për emra konkretë, por janë dhënë porosite se si duhet të përpilohet lista e hapur dhe lista e mbyllur.
Prej kohësh drejtuesit politikë janë rekomanduar që në lista përveçse, ministrat duhet të përfshihen edhe kandidatë të platformës “Deputeti që Duam”.
Pavarësisht se sipas burimeve në PS cilësia e kandidatëve nuk është në pritshmëritë e nisjes së këtij procesi. Një tjetër dilemë mbetet nëse Rama do të ndryshojë qëndrim për drejtuesit politik, që këta të fundit të jenë në lista të mbyllura apo të hapura. /E.T