“Merimanga e zezë”/ Klubi i Milanit në zi, ndahet nga jeta ish-portieri kuqezi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klubi i Milanit në zi. Është ndarë nga jeta në moshë 89-vjeçare, Fabio Cudicini, ish-portier i madh i kuqezinjve, i cili shkroi historinë e futbollit në vitet ’60 dhe njihej si “Merimanga e Zezë” për veshjen e tij dhe aftësinë për të bërë pritje të jashtëzakonshme. 

Gjatë pesë sezoneve me fanellën kuqezi, ish-portieri grumbulloi 183 paraqitje dhe fitoi një kampionat (1967-68), një Kupë të Kampionëve (1968-69), një Kupë Interkontinentale (1969) dhe një Kupë Italie (1971-72). 

Milani e kujtoi ish-portierin me një mesazh prekës në rrjetet sociale: “Rrjeta e Merimangës, në Zemrën tonë kuqezi. Përgjithmonë. Ka ndërruar jetë Fabio Cudicini, kampion i gjithçkaje me Milanin, portier i madh dhe njeri i madh. Ngushëllimet e të gjithë kuqezinjve për djalin e tij Karlo, i rritur në klub, dhe për gjithë familjen. Lamtumirë, Fabio.”/ D.C

Të fundit

TRIUMPH/ Ekspozita e re e maestro Avni Delvinës në Piramidën e Tiranës 20–26 Janar 2025

Më 20 janar 2025, ndërsa Donald Trump bën betimin si President i Shteteve të Bashkuara, Tirana do të shënojë...

Mungesa e debatit të politikës, ironi zgjedhore

Ben Andoni Javët po largohen me shpejtësi dhe zgjedhjet e Majit janë gjithnjë e më afër. Intensifikimi i përpjekjeve të opozitës dhe maxhorancës prej diasporës...

FOTO/ Këlliçi vijon takimet me shqiptarët në SHBA

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka nisur prej ditësh një tur takimesh me diasporën shqiptare në Amerikë. Takimin e radhës Këlliçi thotë...

Cilat vende e kanë ndaluar TikTok dhe pse?!

Ndërsa Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të bëhen vendi i parë që do të ndalojë plotësisht TikTok, shumë të tjerë janë të shqetësuar...

Rama ndan pamjet nga kantieri i Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në QSUT. Kreu i qeverisë shprehet se, në këtë kantier po...

Lajme të tjera

Web TV