Presidenti Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zjarret në Kaliforni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Joe Biden miratoi të mërkurën një deklaratë federale të emergjencës për zjarret e Kalifornisë, që do të mundësojë fonde dhe burime për të luftuar flakët. Presidenti paralajmëroi se rimëkëmbja e zonës do të marrë kohë.

Departamenti i Zjarrfikësve të Qarkut të Los Anxhelosit u përball me katër zjarre me rrezikshmëri për jetën, që kanë vrarë të paktën dy persona, kanë djegur mbi 1000 ndërtesa dhe kanë detyruar dhjetëra mijëra njerëz të evakuohen.

“Departamenti i Zjarrfikësve të Qarkut Los Anxhelos ishte përgatitur për një ose dy zjarre të mëdha pyjesh, por jo katër, veçanërisht duke patur parasysh këto erëra të qëndrueshme dhe lagështinë e ulët”, tha të mërkurën shefi i zjarrfikësve të qarkut Los Anxhelos, Anthony C. Marrone.

Ai tha se mbi 2000 hektarë janë djegur dhe zjarri po vazhdon të përhapet.

“Nuk kemi asnjë përqindje kontrolli”, tha zoti Marrone.

Zyrtarët kanë paralajmëruar banorët që t’i kushtojnë vëmendje urdhrave të evakuimit dhe të largohen kur të udhëzohen.

Dy mijë anëtarë të Gardës Kombëtare janë dislokuar për të ndihmuar zjarrfikësit vendas.

Makinat e shkrumbuara në Kaliforni (8 janar 2025)

Në Palisadet e Paqësorit, zjarri kalonte nga një shtëpi në tjetrën, i shtyrë nga erërat e forta me fuqi uragani. Në të njëjtën zonë, zjarrfikësit thanë se uji pati shteruar.

“Patëm një kërkesë të jashtëzakonshme për sistemin tonë në Palisades”, tha të mërkurën Janisse Quiñones, drejtuese dhe inxhiniere kryesore në Departamentin e Ujit dhe Energjisë në Los Anxhelos. “E çuam sistemin deri në ekstrem”. Kërkesa për ujë ishte “katër herë mbi nivelin… për 15 orë rresht”, shtoi ajo.

Më vonë të mërkurën, aeroplanët mbështetës që ishin ndalur nga erërat e forta, u ngritën sërish në ajër, duke hedhur ujë dhe lëndë anti-zjarr.

Lexo edhe :  Panik në ajër për 173 pasagjerë, avioni bën ulje të detyruar në aeroportin e Moskës

Mbi 400,000 shtëpi dhe biznese janë pa energji në të gjithë Los Anxhelosin, sipas faqes në internet poweroutage.us.

Uashingtoni po mbështet përpjekjet për shuarjen e zjarrit të Kalifornisë me katër avionë të mëdhenj cisternë të Shërbimit Pyjor të Shteteve të Bashkuara dhe u njoftua se është nisur edhe një i pestë shtesë. Qeveria federale po ndihmon edhe me 10 helikopterë përpjekjet për shuarjen e zjarrit. Ndërkohë, dhjetëra zjarrfikëse të Shërbimit Pyjor u vendosën në gatishmëri për t’u dislokuar./VOA/

Të fundit

Homazhet për Jimmy Carter, Trump shfaqet krah Obamës, takon edhe ish-zëvendësin e tij

Në funeralin e ish-presidentit Jimmy Carter në Uashington, Presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe ish-zëvendëspresidenti Mike Pence përshëndetën dhe...

“3 ditët më të zeza të jetës sime”/ Egli rrëfen periudhën e vështirë: Po vdes

gli dhe Valbona kanë folur ditën e sotme në lidhje me atakun e panikut, që të dyja kanë kaluar. Egli u shpreh se ka...

Meloni: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë gati për të funksionuar!

Në një konferencë që ajo mbajti në fillim të këtij viti, u shpreh se Gjykata e Lartë e Kasacionit u shpreh pro qeverisë, duke...

Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën

Vetëm 3 ditë para se zyrtarisht të nisë regjistrimi i emigrantëve për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama...

Moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret nesër

Edhe për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura...

Lajme të tjera

Web TV