Rama me yjet e sportit: Komiteti Olimpik Shqiptar, i dalluar për inovacionet që ka sjellë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij gjatë mbrëmjes Ceremoniale për sportistët shqiptarë në arenën ndërkombëtare për vitin 2024.

Rama u shpreh se Komiteti Olimpik Shqiptar është dalluar për invacionet që ka sjellë, teksa shtoi se qeveria do të vijojë mbështetjen ndaj sportit.

“Ishte vërtet nder dhe kënaqësi që mu dha mundësia të dorëzoj këtë trofe të ceremonisë të përvitshme të Komitetit Olimpik, një vajze të re, një çikliste të re shqiptare që stërvitet në Itali, po përfaqëson vendin tonë. Dua realisht të bëj një vlerësim për kryetarin e Komitetit Olimpik. Duke falenderuar dhe vlerësuar komitetin, nuk e harroj që komiteti është ombrella e federateve, dua t’i shpreh konsideratën presidentëve të federatave.

Një vlerësim për ata që bëjnë përditë, meritojnë edhe federatat e tjera, federata e mundjes, e shahut, e atletikës. Shpresoj që konflikti konstruktiv në federatën e atletikës të zgjidhet me sukses dhe të gjithë të bashkëpunojnë.

U bëj thirrje që të jenë bashkëpunues. Dua të falenderoj presidentin heroik të federatës së skive, që është shembull me vete se deri ku mund të shkojë pasioni.

Të gjithë ju që jeni këtu, meritoni vlerësimin, respektin dhe mirënjohjen. Shumë faleminderit të gjithëve për kontriutin tuaj. Këtë mbështetje ndaj sportit, kontrbutin financiar do ta rrisim më tutje”, theksoi ai.//    S.M

Të fundit

Cilat janë shkaqet e lëvizjes së pavetëdijshme në gjumë, somnabulizmi?

Somnambulizmi, ose ecja në gjumë, është një çrregullim që ndodh kur individët lëvizin ose ecin gjatë fazave më të...

Florian Marku arrestohet sërish, këtë herë në Angli!

Telashet për boksierin shqiptar, Florian Marku nuk kanë të mbaruar. Vetëm disa ditë pasi u lirua në Gjermani, sportisti shqiptar është arrestuar sërish, por...

A rrezikojmë izolimin nga virusi i “ri”? Alimehmeti apel qytetarëve: Shkakton sëmundje

“Virusi i ri, a rrezikojmë izolimin”, kjo ishte tema e emisionit në një studio televizive. Mjeku Epidemiolog Ilir Alimehmeti i ftuar në studio tha se...

Gjithë natën me 5 persona, zbardhet dëshmia e 21-vjeçares që alarmoi Tiranën

Forcat speciale të RENEA-s ndërhynë në një apartament në një pallat në Astir, aty ku këtë të enjte u ngujua një vajzë e moshës...

Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Është e vështirë për shumë njerëz të imagjinojnë një vakt pa mish, por duhet të mendojmë ta konsumojmë më rrallë, sepse ngrënia e tepërt...

Lajme të tjera

Web TV