Altin Basha është shkarkuar nga posti si drejtor i Teatrit Kombëtar.
Shkarkimi i Bashës nga ky post vjen pas investigimit të emisionit ‘Piranja’, ku nxorën zbuluar skandalin me abuzimin e fondeve të Teatrit Kombëtar.
Basha është shkarkuar ditën e sotme me vendimin të Këshillit të Ministrave, ndërkohë që pritet që në vend të tij të vendoset një tjetër drejtor.
Ndërkaq, në një përballje me ‘Piranjat’, Altin Basha nuk dha thuajse asnjë përgjigje, duke kërkuar takim zyrtar tek Teatri Kombëtar.
Ndërsa bashkëshortja e tij. Iliriana Basha. nuk pranoi të ketë përfituar nga fondet e kostumeve për shfaqjen “Vojçek”./K.B