Shqiptarët po kursejnë para. Rriten depozitat në lek, ulen ato në euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët kanë kursyer më shumë lekë gjatë vitit që lamë pas.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kursimet në monedhën vendase kanë pësuar rritje gjatë muajve të fundit të vitit 2024.

Eksperti i ekonomisë dhe njëherazi drejtori ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, Zef Preçi, thotë se një nga shkaqet është qëndrueshmëria e lekut kundrejt euros.

Leku shqiptar prej një periudhe 3–4-vjeçare është i mbiçmuar në raport me monedhën europiane, çka do të thotë që fluksi i hyrjeve monetare në euro është më i madh sesa mund të absorbojë ekonomia jonë, pra ka një ofertë të shtuar të kësaj monedhe,” shprehet z. Preçi.

Të dhënat zyrtare tregojnë se depozitat në lekë janë shtuar me mbi 2,4 miliardë lekë gjatë muajit nëntor.

Ky është muaji i dytë, i cili rezulton me një rritje të theksuar të kursimeve në lekë, duke shkuar në rreth 795 miliardë lekë nga 790 miliardë lekë gjatë tetorit, me një rritje 7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 0,5 për qind me tetorin.

Një arsye tjetër sipas Preçit, përveç faktorit psikologjik, është edhe rritja e turizmit në vend.

Jetojmë në një periudhë ku pleksen shumë faktorë formale e informalë. Njëkohësisht ka efektin e vet edhe turizmi në shtimin e monedhës euro. Bankat janë të interesuara, për shkak të situatës, të pranojnë me përparësi monedhën kombëtare shqiptare,” thotë z. Preçi.

Për sa i përket depozitave në euro, të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se pësuan një ulje me të paktën 21 milionë euro gjatë muajit nëntor.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 stoku total i depozitave ka tregues rritës, duke shkuar në 1,33 trilion lekë./    S,M

Të fundit

Cilat janë shkaqet e lëvizjes së pavetëdijshme në gjumë, somnabulizmi?

Somnambulizmi, ose ecja në gjumë, është një çrregullim që ndodh kur individët lëvizin ose ecin gjatë fazave më të...

Florian Marku arrestohet sërish, këtë herë në Angli!

Telashet për boksierin shqiptar, Florian Marku nuk kanë të mbaruar. Vetëm disa ditë pasi u lirua në Gjermani, sportisti shqiptar është arrestuar sërish, por...

A rrezikojmë izolimin nga virusi i “ri”? Alimehmeti apel qytetarëve: Shkakton sëmundje

“Virusi i ri, a rrezikojmë izolimin”, kjo ishte tema e emisionit në një studio televizive. Mjeku Epidemiolog Ilir Alimehmeti i ftuar në studio tha se...

Gjithë natën me 5 persona, zbardhet dëshmia e 21-vjeçares që alarmoi Tiranën

Forcat speciale të RENEA-s ndërhynë në një apartament në një pallat në Astir, aty ku këtë të enjte u ngujua një vajzë e moshës...

Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Është e vështirë për shumë njerëz të imagjinojnë një vakt pa mish, por duhet të mendojmë ta konsumojmë më rrallë, sepse ngrënia e tepërt...

Lajme të tjera

Web TV