Shtëpia e aktores Leighton Meester dhe bashkëshortit të saj, aktorit Adam Brody, është shkrumbaur nga zjarret masive të cilat kanë përfshirë Los Angeles.
Ylli i The Nobody Wants This, 45, dhe aktorja e Gossip Girl, 38, u fotografuan për herë të fundit në publik në ceremoninë Golden Globe Awards të së dielës, më pak se dy ditë para se të shpërthenin zjarret.
Autoritetet në LA deklaruan herët të mërkurën që dy persona humbën jetën nga zjarret derisa lanë po ashtu shumë pasoja. Më shumë se 30 mijë persona janë evakuuar.