Veliaj: Ekonomia e Tiranës ishte tekstil dhe këpucë, sot është turizëm dhe IT

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka komentuar mbi transformimin dhe shfrytëzimin e disa aseteve publike në kryeqytet. Ai theksoi në prezantimin e programit ‘Ura për Shqipërinë 2030’ në kryeministri, se shumë prej këtyre aseteve ishin shndërruar në “copa butaforike” dhe nuk ishin përdorur ashtu siç duhej.

Veliaj e mori si shembull Arenën Ndërkombëtare dhe stadiumin Selman Stermasi, duke u shprehur se këto hapësira janë shfrytëzuar në mënyra të jashtëzakonshme dhe kanë ofruar mundësi të shumta për zhvillim, përfshirë hapësira për restorante, fusha futbolli, dhe stacione radioje.

‘Asetet ishin shndërruar në copa butaforike. Këtë debat e kemi patur për Arenën Ndërkombëtare, është qenë e madhe kodimi. Ka stacion të rëndësishëm radioje, ka hapësira për restorante ka dhe një fushë për futboll. Një shfrytëzim i jashtëzakonshëm hapësirë. Shumica kanë kërkuar të shohin stadium si koncept për të shikuar si shfrytëzohet hapësira. Kaluam një histeri kolektive privatizimi dhe lër të gjitha asetet publike. Sot po shohim shtetin sipërmarrës, shteti nuk pret si inferiorë, shteti merr iniciativën. Jam vërtet krenar, të njëjtën debat kemi patur për Pazarin e ri. Zona më e frekuentuar. Flasim për një energji të jashtëzakonshme.’

Një tjetër shembull që ai përmendi është Pazari i Ri, që është shndërruar në një zonë të frekuentuar dhe energjike, duke e bërë Tiranën një destinacion tërheqës, veçanërisht për turizmin. Ai e përshkroi këtë si një eksperiment të suksesshëm, që ka ndihmuar në ndryshimin e realitetit të qytetit dhe të ekonomisë. Veliaj e ilustroi këtë me një studim të Harvardit, ku u tregua se në vitet e fundit, ekonomia e Tiranës ka evoluar, duke kaluar nga një fokus te industrinë e tekstilit dhe këpucëve në një ekonomi që përqendrohet në turizëm dhe teknologjinë e informacionit (IT).

Lexo edhe :  Rama mbledh sot drejtuesit e qarqeve, zbardhet arsyeja

‘E mbani mend, stadiumi Selman Stermasi ishte një parkim autobusësh ku shiteshin makina të përdorura. Një gazetar britanik përshkroi si taksistët rrotullonin kanatieren, na duket si përrallë nga e kaluara. Ai ishte imazhin ynë dhe na ishte bërë rutinë. Kemi provuar falë vizionit të kryreministrit njerëzit ndryshojnë, realitetet ndryshojnë. Tirana vendi më i izoluar sot epiqendër e turizmit. Një eksperiment me Harvardin u zbulua se në Tiranë kur kryeministri Rama mori detyrën, 25% e ekonomisë ishte tekstil 25% këpuctari. Punë që sillnin njohur të pakta minimale. Copat priteshin në Itali. Sot kur e bëmë eksperiment doli 25% e ekonomisë turizëm 25% IT. Në 10 vjet ndryshon realitetet.

Këto projekte nuk janë vetëm stoli, rikuperim i disa hapësirave. Sqaroj për tifozët e Tiranës, stadiumi është pronë e bashkisë, klubi ka më tepër leverdi ta përdori stadiumin për festa, qofte. Stadiumi u ndërtua 1955. Është fiks stadiumi sovjetik si ministrisë së brendshme. Iu uroj sukses gocave, unë dhe Blendi jemi në dispozicion. Unë do jem këtu për pyetje përgjigje, do mbaj një distancë higjenike jam viktima e parë e virozave këtë fillim viti.’/E.T

Të fundit

A rrezikojmë izolimin nga virusi i “ri”? Alimehmeti apel qytetarëve: Shkakton sëmundje

“Virusi i ri, a rrezikojmë izolimin”, kjo ishte tema e emisionit në një studio televizive. Mjeku Epidemiolog Ilir Alimehmeti i...

Gjithë natën me 5 persona, zbardhet dëshmia e 21-vjeçares që alarmoi Tiranën

Forcat speciale të RENEA-s ndërhynë në një apartament në një pallat në Astir, aty ku këtë të enjte u ngujua një vajzë e moshës...

Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Është e vështirë për shumë njerëz të imagjinojnë një vakt pa mish, por duhet të mendojmë ta konsumojmë më rrallë, sepse ngrënia e tepërt...

Agjencitë sjellin punonjës nga Azia dhe Afrika për të plotësuar nevojat e bizneseve

Teksa agjencitë punësimit po sjellin rregullisht punonjës nga Azia dhe Afrika për të plotësuar nevojat e bizneseve në disa sektorë, të dhënat zyrtare tregojnë...

Balluku për uljen e çmimit të energjisë: Nuk do të ketë më fatura afrofe

Pas miratimit të vendimit të ERE, kryeministri Edi Rama dhe zv. Kryeministrja Belinda Balluku zyrtarizuan uljen e çmimit të energjisë elektrike në vend deri...

Lajme të tjera

Web TV