Zgjedhjet 2025: Hoxha parashikon 68 mandate për Ramën, PD të kapitalizojë partitë e vogla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër analizë bëri gazetari Poli Hoxha për një emision televiziv.

Ai tha se nuk mendon që Rama do marrë 80 mandate. Sipas tij, mazhoranca nuk merr më shumë se 68 mandate, edhe pse e konsideron fitues, pasi plani mbetet krijimi i bipolaritetit, ku Rama mban pushtetin dhe Berisha partinë.

“Pa dashur të paragjykoj sondazhet, s’më duket ky perceptimi i realitetit si gazetar. Të shkosh nga 74 në 80 në një mandate ku ke mbetur vetëm nga ata me të cilët e nise qeverisjen nga 2021? Pa e paragjykuar, por këta na kanë nën kontroll, me patronazhim e të dhëna, përfshi edhe neve këtu (panelit) dhe madje vetë kreu i PS mburret me këtë dhe thotë se do e forcojë edhe më shumë.

Kam dy motra në SHBA dhe i telefonojnë dhe i thonë na jep votat që t’i deklarojnë se janë në punë shteti dhe të thonë se i kanë ata dy vota. Duke pasur informacion brenda PS, unë këtij 80% i heq 10%, ndryshe Rama nuk thërriste mbledhje urgjente me drejtues politikë dhe nuk ndryshonte drejtuesit e Tiranës.

Nuk mund të merrej me votën e emigrantëve nëse ishte i sigurt. E gjithë është lojë mediatike dhe sondazhesh (s’ka gjë, se ka dhe marzh gabimi, ndërhyn Arbër Hitaj), kujtojmë dhe rastin e SHBA. E gjithë kjo bëhet për të nxjerrë bipolaritetin Rama-Berisha, por realiteti është ndryshe”, shprehet gazetari .

Hoxha i kthehet edhe deklaratës së fortë të Mediut brenda kampit opozitar, duke e cilësuar si rrezik për PD për të maksimalizuar votën.

“Mediu dha deklaratë të fortë, ku tha se PD e dha propozimin për reformën zgjedhore, sepse ai i PS ishte më i mirë në fakt, i propozuari. Por bëhet fjalë për bipolaritet, valle dyshe Rama-Berisha dhe të tjerët bëhen inekzistentë, se ekzistenca e tyre, partive të tjera, bëhet pasiguri për ta.

Por nëse partitë e tjera të vogla bashkohen, edhe kodi s’i lejon shumë, por ata mund të bëhen kingmaker dhe të shkojnë deri te 30% që ta kapitalizojnë. Unë parashikoj faktor të tretë, ndërhyrje të ndërkombëtarëve dhe goditjet e tjera të SPAK. Unë s’e shikoj Ramën as me 71 deputetë, por më e shumta tek 68 deputetë”, vijon ai.

Në lidhje me sjelljen e politikës dhe përballjen me drejtësinë, Hoxha e sheh SPAK-un si rrezik për partitë e mëdha politike dhe veçanërisht mazhorancën.

Lexo edhe :  I shumëkërkuar nga drejtësia, ja si duket tani Dritan Rexhepi

“SPAK po hap zyra në çdo qark për shkeljet zgjedhore dhe krimin elektoral. Por edhe presioni ndaj drejtësisë është i madh.

Madje para pak minutash zonja Xhaferrllarit është dorëhequr nga çështja Berisha në Kushtetuese, pas 3 ditësh presionesh që iu bënë. Jam për transparencë, por jo për metoda komuniste. Por ke të tjerë që bashkëjetojnë me të tjerë apo janë burrë e grua”, thotë Hoxha.

Por si e sheh të ardhmen e opozitës dhe mundësitë për të fituar më 11 Maj 2025, si dhe opsioni real i partive të vogla. Hoxha thotë se e vetmja zgjidhje është një front opozitar dhe që Berisha të veprojë si më 2005.

“Unë mendoj se i vetmi shans që kanë të rinjtë në PD është që Berisha të kujtojë vitin 2005, të veshë lëkurën e qingjit, të rikthejë KOP-in si me rastin Basha dhe të fitojë dhe uroj, por me ç’shikoj po shkohet drejt besnikërisë ndaj liderit dhe kalcifikimit.

Unë jam për të rinjtë dhe jo për ata që hidhen e përdridhen, e përdredhin belin më mirë se për njerëzit e tyre, nga ata që dikur thoshin jo do hidhemi nga ballkoni etj., dhe sot ja ku janë. Janë kapur partitë. Shikoni në PS çfarë bëhet, nga televizori e marrin vesh se bëhen ministra e deputetë, pse kjo është demokracia?”, përfundon gazetari./    S,M

Të fundit

Cilat janë shkaqet e lëvizjes së pavetëdijshme në gjumë, somnabulizmi?

Somnambulizmi, ose ecja në gjumë, është një çrregullim që ndodh kur individët lëvizin ose ecin gjatë fazave më të...

Florian Marku arrestohet sërish, këtë herë në Angli!

Telashet për boksierin shqiptar, Florian Marku nuk kanë të mbaruar. Vetëm disa ditë pasi u lirua në Gjermani, sportisti shqiptar është arrestuar sërish, por...

A rrezikojmë izolimin nga virusi i “ri”? Alimehmeti apel qytetarëve: Shkakton sëmundje

“Virusi i ri, a rrezikojmë izolimin”, kjo ishte tema e emisionit në një studio televizive. Mjeku Epidemiolog Ilir Alimehmeti i ftuar në studio tha se...

Gjithë natën me 5 persona, zbardhet dëshmia e 21-vjeçares që alarmoi Tiranën

Forcat speciale të RENEA-s ndërhynë në një apartament në një pallat në Astir, aty ku këtë të enjte u ngujua një vajzë e moshës...

Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Është e vështirë për shumë njerëz të imagjinojnë një vakt pa mish, por duhet të mendojmë ta konsumojmë më rrallë, sepse ngrënia e tepërt...

Lajme të tjera

Web TV