Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryesocialisti Edi Rama mblodhi këtë të enjte (9 janar) në selinë rozë, drejtuesit politik të qarqeve për të diskutuar organizimin në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Burime për Report TV, tregojnë se kryetari i PS-së ju ka dhënë drejtuesve të qarqeve informacion se si do të hartohen listat e deputetëve dhe kush do të jenë në listën e mbyllur të sigurt, e kush në listën e hapur ku vendos zgjedhësi fituesin.

Socialistët kanë ngritur call center në çdo bashki, të cilët do të nisin ditën e shtunën telefonatat me diasporën, duke i ndihmuar ata të regjistrohen online në KQZ nëse janë votues të PS-së.

Disa persona, do të dërgohen nga Shqipëria, në qytetet kryesore të Evropës ku PS ka të dhëna për votues të përqendruar të saj. Këta delegatë do të jenë përgjegjës për të ndihmuar emigrantët të plotësojnë në mënyrë korrekte aplikimin për tu regjistruar.

Për të identifikuar votuesit e mundshëm të tyre nga diaspora, edhe demokratët do të mbledhin të premten në 14:00 grupin parlamentar e më tej në 17:00 krerët e degëve./   S,M

Të fundit

Cilat janë shkaqet e lëvizjes së pavetëdijshme në gjumë, somnabulizmi?

Somnambulizmi, ose ecja në gjumë, është një çrregullim që ndodh kur individët lëvizin ose ecin gjatë fazave më të...

Florian Marku arrestohet sërish, këtë herë në Angli!

Telashet për boksierin shqiptar, Florian Marku nuk kanë të mbaruar. Vetëm disa ditë pasi u lirua në Gjermani, sportisti shqiptar është arrestuar sërish, por...

A rrezikojmë izolimin nga virusi i “ri”? Alimehmeti apel qytetarëve: Shkakton sëmundje

“Virusi i ri, a rrezikojmë izolimin”, kjo ishte tema e emisionit në një studio televizive. Mjeku Epidemiolog Ilir Alimehmeti i ftuar në studio tha se...

Gjithë natën me 5 persona, zbardhet dëshmia e 21-vjeçares që alarmoi Tiranën

Forcat speciale të RENEA-s ndërhynë në një apartament në një pallat në Astir, aty ku këtë të enjte u ngujua një vajzë e moshës...

Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Është e vështirë për shumë njerëz të imagjinojnë një vakt pa mish, por duhet të mendojmë ta konsumojmë më rrallë, sepse ngrënia e tepërt...

Lajme të tjera

Web TV