Diplomati amerikan në Kosovë, në fokus dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhim dhe Burime i SHBA-së, Richard R. Verma, është duke qëndruar në Kosovë të premten për të diskutuar një sërë çështjesh, përfshirë dialogun e Brukselit mes Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve.

Verma do të takohet paraditen e të premtes me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në zyrën e saj në Prishtinë.

Ai po e viziton Kosovën si pjesë turit që është duke e zhvilluar në Ballkanin Perëndimor, ku të enjten qëndroi në Shqipëri, ndërsa të shtunën do ta përfundojë atë me një ndalesë në Serbi, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit.

Vizita e tij po zhvillohet rreth dhjetë ditë para se administrata Biden ta përfundojë mandatin dhe presidenti i zgjedhur, Donald Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas DASH-it, në Kosovë, ai do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog, nën ndërmjetësimin e BE-së, për normalizimin e marrëdhënieve që nga viti 2011. Dialogu mbështetet edhe nga SHBA-ja.

Ato arritën Marrëveshjen për normalizim marrëdhëniesh në shkurt të 2023-ës në Bruksel, dhe më u pajtuan për një aneks për zbatimin e saj në Ohër të Maqedonisë së Veriut atë vit.

Megjithatë, asnjëra palë nuk ka bërë hapa për zbatimin e saj dhe SHBA-ja vazhdimisht u ka kërkuar si Kosovës, ashtu edhe Serbisë, ta zbatojnë marrëveshjen.

Sipas njoftimit, Verma gjithashtu do të falënderojë Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e fuqishme ndaj Ukrainës dhe ndihmën e dhënë afganëve në nevojë.

Kosova pranoi afro 2.000 afganë pasi talibanët morën pushtetin në vendin e tyre, në verë të vitit 2021.

Lexo edhe :  Serbia “përgatitet” për zgjedhjet në Kosovë

Atëkohë, zhvendosja e tyre u bë me kërkesë të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre është larguar tashmë nga Kosova, Ministria e Brendshme e Kosovës i tha Radios Evropa e Lirë në tetor se “një numër i vogël i tyre” vazhdon të mbetet në Kosovë, por nuk tregoi sa.

Po ashtu, Kosova strehoi edhe gazetarë ukrainas pasi Rusia e nisi pushtimin e paprovokuar të shtetit fqinj në shkurt të vitit 2022, si dhe e ka ndjekur politikën e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian duke vendosur sanksione ndaj Moskës.

Në këtë vizitë, Verma gjithashtu synon të riafirmojë angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt integrimit euroatlantik dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal, thuhet në njoftim./K.K

Të fundit

Faktorët që çojnë në përjetimin e depresionit pas lindjes

Pas lindjes, është normale që nënat e reja të përjetojnë mërzitje, ankth, trishtim. Por në rastet më të vështira,...

Krijimi i Shtetit Bektashi, Rama: Një Status i ngjashëm me atë të Vatikanit

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Selisë së Kryegjyshatës Botërore do t’i jepet një Status i ngjashëm me atë të Vatikanit. Kreu i qeverisë, në aktivitetin për...

Zhvilluan protestë përpara Bashkisë së Tiranës pa leje, nën hetim gjashtë persona

Nëntë persona janë nën hetim pasi ditën e djeshme zhvilluan një protestë përpara Bashkisë së Tiranës, pa leje. Në njoftimin e policisë thuhet se ata...

Rama shpall shtetin bektashi: Selia e Kryegjyshatës do të ketë status të veçantë!

Kryeministri Edi Rama ka shpallur shtetin bektashi, ndërsa mbante fjalën në ceremoninë e 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri. Kryeministri Rama...

Dhunë në familje/Ndalohet në pikën kufitare Hani i Hotit, 36 vjeçari i shpallur në kërkim

Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia është ndaluar në pikën kufitare Hani i Hotit. Mësohet se ai akuzohet për dhunë në familje. “Policia...

Lajme të tjera

Web TV