Karakteristikat e njerëzve që janë viktima të ankthit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ankthi është një nga emocionet më të vuajtura nga njerëzit. Ankthi dhe stresi shpesh kthehen në shkak të një ndjenje të keqe me të cilën është e vështirë të jetosh.

Kur ndihemi të kërcënuar, kur i përfytyrojmë gjërat në mënyrë negative ose kur jemi nën presion, na sulmon shqetësimi dhe dëshira për të gjetur zgjidhjen më të mirë për atë problem të veçantë.

Ankthi është një reagim normal, por brenda tij fshihen shumë sekrete. Ata që e përjetojnë nuk bëjnë një jetë të qetë dhe, më e keqja, nuk kuptohen nga njerëzit që nuk vuajnë nga ky çrregullim.

1.Ata kanë nevojë për mirëkuptim

Njerëzit që vuajnë nga ankthi identifikohen ndonjëherë si “të çmendur”, dhe për këtë arsye ata ndihen të keqkuptuar dhe nuk mund të mbështeten në valvulat e duhura të lehtësimit. Ky problem natyror shpesh nuk gjen shpjegim. Vuajmë nga ankthi pa e ditur arsyen, pasi faktorët ndikues mund të jenë të ndryshëm. Pikërisht për këtë arsye, ata që vuajnë nga ankthi kanë nevojë për mirëkuptim, dikë që do t’i dëgjojë pa paragjykuar, qortime apo kritika.

Nuk është e nevojshme të kuptosh se çfarë fshihet pas tij, pasi ata që nuk kanë vuajtur kurrë nga ankthi, vështirë se do të mund ta vendosin veten në vendin e atyre që vuajnë prej tij. Megjithatë, ne mund të sigurohemi që personi në fjalë të dijë se ne jemi atje, se jemi në anën e tij. Edhe pse mund të mos duket ashtu, do të ndihmojë shumë.

2.Ata nuk mund të shpëtojnë nga ajo që i shqetëson

Nëse shkaku i shqetësimeve tona na vë në litar dhe ndihemi të bllokuar, si mund të dalim nga kjo situatë që vetëm sa na shton nervozizmin? Është e rëndësishme të kuptohet se ata që vuajnë nga ankthi nuk e kanë zgjedhur atë: kjo gjendje rrjedh nga një sërë faktorësh që e persekutojnë dhe bllokojnë personin, duke shkaktuar një gjendje emocionale që pakkush e kupton. Sado të përpiqeni të ikni, është e pamundur. Nuk ka ilaç për këtë ndjenjë shqetësimi që nuk largohet, si një hije. Zgjidhja? Ju duhet të adresoni shkaqet e ankthit tuaj. Ikja nuk është e mundur, është e nevojshme të gjurmosh origjinën e problemit, ta gjesh atë dhe të kërkosh një zgjidhje.

3.Ata shtypen edhe nga gjërat më të vogla

Ankthi ushqehet me energjitë tona dhe fuqia e tij është në gjendje të rritet deri në atë pikë sa të mbushë çdo aspekt të jetës së atyre që vuajnë prej tij. Është e lehtë të ndihesh sikur do të shpërthesh kur përballesh me ngjarjet më të parëndësishme, ato që në një situatë normale nuk do të shkaktonin asnjë stres. Pse ndodh kjo? Sepse ata që vuajnë nga ankthi janë aq të dërrmuar nga ky emocion, saqë në pamundësi për ta luftuar atë, detyrohen ta thithin atë.

4.Ata shqetësohen për gjëra “të parëndësishme”.

Njerëzit që janë viktima të ankthit përballen me çdo aspekt më banal të jetës, duke përfshirë detajet më të vogla, në një gjendje shqetësimi maksimal. Kjo nuk duhet të ndodhë, megjithatë gjendja e vazhdueshme e shqetësimit në të cilën ata janë të detyruar të jetojnë i shtyn këta njerëz të parashikojnë ngjarjet, duke vizualizuar atë që mund të ndodhë. Frika e tyre për të vuajtur nga ankthi i shtyn ata të imagjinojnë skenarë shumë negativë, duke rritur për pasojë edhe vetë ankthin.

Kjo gjendje është shumë e vështirë për t’u luftuar dhe për këtë arsye ata duhet të rrethohen me njerëz të kuptueshëm.  Qëndrimi i tyre i vazhdueshëm në mëshirë të asaj që mund të ndodhë gjeneron një gjendje ankthi të fortë, që në këtë rast nuk është gjë tjetër veçse një mënyrë për t’u përgatitur për frikën me të cilën e dinë se do të duhet të përballen.

5.Frika e tyre është reale

Ata që vuajnë nga ankthi mund të jenë viktimë e frikës që duken të pabesueshme ose të vështira për t’u kuptuar, por kjo nuk do të thotë se ato nuk janë të vërteta. Në të vërtetë, ato janë absolutisht reale; prania e tyre në mendje gjeneron atë ndjesi që është e pamundur të heqësh qafe. Kur dikush që vuan nga ankthi përballet me frikën e tij, ata besojnë se nuk mund t’i kontrollojnë ato. Në fakt, janë frika ato që kontrollojnë personin, duke gjeneruar këtë gjendje shqetësimi dhe frike të vazhdueshme. Ata që vuajnë nga ky problem do ta dinë shumë mirë se besimi se nuk mund të kontrollojnë një situatë ose të kapërcejnë një problem, në të vërtetë i pengon ata ta bëjnë këtë. Çdo gjë që mendojmë, gjithçka në të cilën mendja jonë beson, do të bëhet realitet.

Nuk duhet ta lejojmë. Le të mësojmë të kuptojmë viktimat e ankthit, në radhë të parë veten, nëse jemi të tillë. Le të mos ikim nga ajo që na shkakton ankth, le të kërkojmë më tepër shkaqet e vërteta. Vetëm në këtë mënyrë mund të gjejmë një zgjidhje dhe të përballemi me frikën tonë. A jemi të përgatitur për këtë?/Psikologjia/K.K

Të fundit

Mes Xhemit dhe Arbanës, cila është më shumë diplomate? Ja si përgjigjet Eno Popi

Në emisionin e Arbana Osmanit “Mirëmbrëma yje” që transmetohet në YouTube, kanë qenë të ftuar tre miqtë më të...

CES 2025: Samsung do të lejojë klientët “të marrin me qera” smartphone-t Galaxy

Sipas lajmeve që vijnë nga CES 2025, Samsung thuhet se po planifikon të prezantojë një plan të ri abonimi të quajtur “AI subscription” përpara ngjarjes...

Ngjarja e djeshme, ja çfarë u gjet brenda apartamentit në Astir (Video)

Policia ka publikuar pamjet nga shtëpia në Astir, Tiranë ku një ditë më parë u gjetën dy pistoleta pas kontrolleve që erdhën nga thirrja...

Zjarret në Los Angeles/ Arrestohen 20 persona për plaçkitje të shtëpive të djegura

Të paktën 20 persona janë arrestuar me dyshimin për plaçkitje të shtëpive dhe ndërtesave të shkatërruara nga zjarret që shpërthyen në Los Anxheles, thanë...

Sot jemi më të informuar, por më pak inteligjentë

Sasia e informacionit që kemi në majë të gishtave është e pamasë. Mund t’i gjejmë lehtësisht për çdo temë. Një përmbytje e cila, pikërisht...

Lajme të tjera

Web TV