Mesditën e të Premtes, një grup i vogël mbështetësish të opozitës protestuan përpara godinës së bashkisë së Tiranës, kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.
Akuzat dhe sulmet si gjithnjë u adresuan drejt Prokurorisë së Posaçme dhe kreut të saj, Altin Dumanit.
Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi tha se do të protestojnë sërish.
Nga ana tjetër, Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi kritikoi punwn e SPAK.
Protesta që vijon prej muajsh, kryesisht gjatë ditëve të premte zgjati si gjithnjë pak minuta.
Mbështetësit e opozitës deklaruan se nuk do ta ndalin betejën dhe mosbindjen civile.
Në protestë foli edhe djali i Fahri Balliut.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!