Rama: Së shpejti, paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ju përgjigj “Sy më sy” një komentuesi në rrjetet sociale nëse “mund të kenë lehtësira qytetarët të cilët individualisht do të vendosnin panele diellore mbi çatitë e tyre qoftë në pallate apo në banesa”.

Kreu i qeverisë theksoi së vendi jonë është i pari në Rajon për sa i përket vetprodhimit të energjisë diellore.

“Po sigurisht që ka dhe prandaj jemi sot të parët në rajon për vet prodhimin e energjisë diellore nga familjarët dhe bizneset. Prodhojmë 196 megavat katërfishin, Serbisë dhe më shumë se dhjetëfishin e Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Së shpejti do të bëhet shpallja e paketës së dytë mbështetëse për panelet diellore për familjarët në banesa dhe do të jetë pa diskutim një sukses sepse siç ndodhi edhe me paketë e parë interesi është i madh dhe faktikisht u shterua gjithë financimi 100%”, u shpreh Rama.

Rama nënvizoi po ashtu se qytetarët shqiptarë dinë të dallojnë mirë atë që bën punë nga ai që prish punë. Kreu i qeverisë theksoi sërish se çmimi i energjisë elektrike është ulur me 10.5% ndërsa shtoi se brenda pak viteve vendi do të fitojë pavarësinë e plotë energjetike.

“Jeta shqiptare reale nuk është jeta e rrjeteve sociale dhe as e atyre që edhe kur ulet 10.5% çmimi i energjisë si askund tjetër, skërmiten dhe zgërdhihen se pse ne quajmë arritje historike. Është jeta e përpjekjeve të jashtëzakonshme për të ecur para. E tillë ka qenë dhe kjo përpjekje për ta kthyer Shqipërinë në një dekade nga një vrimë të zezë në mes të Evropës në sektorin e energjisë, në një vend që për pak vite fiton pavarësinë e plotë energjetike, duke ngritur flamurin e sovranitetin energjetik dhe duke mbuluar 100% të nevojave me prodhim vendas, duke u bërë vend neto eksportues i energjisë”, tha Rama.

Lexo edhe :  Festa e Ujit të Bekuar, Spiropali i uron shërim të shpejtë kryepeshkopit Janullatos

Rama shtoi se “një arsye themelore pse unë dhe PS fitojmë, nuk është se populli është budalla por se populli ka më shumë qartësi dhe është më i drejtë në vlerësimin e punës dhe i jep secilit hakun”./e.t

Të fundit

1 milionë euro ose do të largohem: Në Spanjë zbulojnë prapaskenën e Myrto Uzunit

Myrto Uzuni është kthyer në një cështje te Granada. Sulmuesi shqiptar ka pasur një përplaaje me klubin për shkak...

“Shqipëria, destinacion që nuk duhet humbur në 2025”

Viti sapo ka filluar dhe shumë turistë po planifikojnë pushimet e tyre me kosto të ulët në 2025, për të udhëtuar drejt Evropës pa...

“Rilindje e lagjes 300-vjeçare të Zdrales”, Rama inspekton punimet

SHKODËR- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit në qytetin e Shkodrës, ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen në lagjen e vjetër, e...

Numri i të vdekurve nga lufta në Gaza mund të jetë 40% më i lartë

Një raport tregon se numri i viktimave mund të jetë rreth 40 përqind më i lartë në 9 muajt e parë të luftës në...

Shpallet logoja fituese e Tirana Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025

TIRANE Tirana do të ketë tashmë edhe identitetin e tij vizual, si “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”. Kompania e përfaqësuar nga grafik-dizajneri, Endri...

Lajme të tjera

Web TV