Vajza ngriti ‘në këmbë’ policinë/ Zbardhen detajet nga ngjarja në Astir

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje nga ngjarja e djeshme në “Astir”

Në total kanë qenë 6 persona, 3 vajza dhe 3 djem të cilët prej mbrëmjes së të mërkurës ndodheshin në dy apartamente në katin e 8 të pallatit ku i kishin marrë me qira airbnb ngjitur me njëri-tjetrin. Apartamentet ishin marrë me qira nga një djalë me të cilin frekuentohesh 21-vjeçarja S.Q. Të rinjtë e kanë kaluar natën e së mërkurës deri në mesditën e së enjtes te të dy apartamentet, ku dyshohet se kanë konsumuar edhe lëndë narkotike. Mesditën e së entjes 5 të rinjtë e tjerë dy vajzat dhe 3 djemtë kanë zbritur poshtë pallatit për të konsumuar kafe, ndërsa vajzën me iniciale S.Q. e kanë lënë në dhomë në gjumë dhe kur është zgjuar nga gjumi e reja ka parë dy armët e zjarrit pistoleta dhe jelekun antiplumb dhe më pas ka filluar të shfaqë paranoja dhe të bërtasë e frikësuar, ulërima që janë dëgjuar edhe nga banorët në pallat. Më pas ajo ka telefonuar familjen e saj, nënën, duke i thënë se ndjehet e rrezikuar dhe e frikësuar dhe se gjatë gjithë natës është dhunuar nga disa persona dhe po mbahej peng. Kanë qenë familjarët e saj që më pas kanë lajmëruar policinë duke i thënë se vajza e tyre është rrëmbyer nga persona që kanë edhe armë dhe që e kanë dhunuar. Ndryshe nga njoftimi zyrtar i parë i policisë së Tiranës që deklaron se në sallën operative ka telefonuar vajza me iniciale S.Q. por në polici ka telefonuar babai i vajzës dhe daja ka bërë denoncim në polici. Fillimisht pas telefonatës së familjarëve të vajzës, në katin e tetë pranë apartamentit kanë shkuar dy efektivë të forcave të rendit, por vajza e cila herë pas here ulërinte e frikësuar duke shfaqur paranoja nuk i ka hapur derën. Më pas edhe familjarët e saj kanë shkuar aty për ta bindur. Ka qenë i ati i cili ka komunikuar me video call me vajzën pas derës ku ndodhej bashkë me policinë, por vajza sërish nuk ka hapur derën. Më pas efektivët e rendit kanë lajmëruar FNSH dhe forcat RENEA të cilët u futën në apartament nga dritarja duke zbritur nga taraca e pallatit. Ndërkohë 5 personat e tjerë 3 djemtë dhe dy vajzat e tjera, në momentin e parë që kanë konstatuar që në katin e 8 pranë apartamenteve që kishin marrë me qira u ngjitën dy efektivë të forcave të rendit janë larguar. Policia ka sekuestruar dvr-në e kamerave të sigurisë të pallatit dhe ka identifikuar të gjithë personat ( 3 djemtë dhe 2 vajzat e tjera) dhe lëvizjet e tyre nga dita e parë e akomodimit te dy apartamentet deri te largimi pas mbërritjes së policisë. Madje 6 të rinjtë mbrëmjen e së mërkurës i kanë vizituar edhe disa miq të tjerë, por këta kanë qëndruar pak dhe janë larguar. Dy vajzat e tjera të identifikuar tashmë janë pyetur nga policia.

Lexo edhe :  24 kursantë finalizojnë Kursin e 20-të Bazë “Komando”, mes tyre 8 nga Kosova

Policia, pas mbërritjes në fillim te apartamenti ku ndodhej vajza brenda, ka pyetur pronarin i cili ka deklaruar se personi që e kishte marrë me qira apartamentin, prej muajit nëntor kishte marrë edhe apartamentin ngjitur me qira. Më pas policia ka ushtruar kontroll edhe aty, teksa vajza qëndronte e mbyllur te apartamenti tjetër. Në dy apartamentet policia gjeti pije alkoolike, dy pistoleta dhe një jelek antiplumb. Po ashtu u konstatuan edhe shenja të konsumimit të lëndëve narkotike.

Vajza ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe në dëshminë e saj paraprake para policisë ka deklaruar se është ndjerë e rrezikuar dhe se ka qenë bashkë me dy vajza të tjera dhe 3 djem dhe se ata e kishin ftuar. Ajo është shprehur se ka qenë e frikësuar kur ka parë që mbanin armë dhe i ka kërkuar ndihmë familjarëve. Pasi është qetësuar ajo ka deklaruar se nuk është dhunuar./E.T

Të fundit

10 kuriozitete që (ndoshta) nuk i keni ditur për Grenlandën

Grenlanda , ishulli më i madh në botë, kohët e fundit ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare pasi Donald Trump shprehu dëshirën e tij për...

Kosovë/ Qeveria miraton rritjen e pensioneve për kategoritë e luftës

Qeveria e Kosovës e ka miratuar të premten rritjen e pensioneve për të gjitha kategoritë e dala nga lufta e fundit në Kosovë, për...

BE: Sanksionet ndaj Sirisë mund të lehtësohen në varësi të përparimit që bëhet

Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas thotë se unioni mund të lehtësojë sanksionet ndaj Sirisë në varësi të përparimit që bëhet. “Në Romë mora...

Gjykata e Lartë e SHBA refuzon kërkesën e Trump për të ndalur dhënien e dënimit ndaj tij

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara hodhi poshtë të enjten kërkesën Presidentit të zgjedhur Donald Trump për të ndalur dhënien e dënimit nga...

Shpërthen gripi në Gjermani, regjistrohen 40 viktima

Instituti gjerman për sëmundjet infektive "Robert Koch Institut" sheh shenja të fillimit të një vale gripi në Gjermani.  Sipas raportit të fundit të RKI...

Lajme të tjera

Web TV