28 parti në garë, nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet parlamentare në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.

Për herë të parë, pas ndryshimeve ligjore nuk do të ketë heshtje zgjedhore para ditës së zgjedhjeve.

Heshtja zgjedhore do të nis një minutë para hapjes së qendrave të votimit dhe do të zgjasë deri në mbylljen e tyre, duke nënkuptuar që heshtje zgjedhore do të ketë vetëm gjatë 12 orëve të votimit. Hapja e qendrave bëhet në orën 7:00 dhe mbyllen në 19:00.

Të certifikuara për pjesëmarrje në këto zgjedhje janë 28 parti politike dhe 1280 kandidatë për deputetë. Për herë të parë po ashtu në këto zgjedhje, votuesit mund të zgjedhin të votojnë për një parti dhe dhjetë kandidatë për deputetë, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara kur votohej për pesë kandidatë.

Të drejtë vote kanë 2 milionë e 75 mijë e 868 votues brenda dhe jashtë Kosovës. 104 mijë e 924 votues janë jashtë Kosovës të cilët mund të votojnë përmes postës ose në mënyrë fizike në 17 ambasada dhe 15 konsullata në 19 shtete.

Procesi i votimit me postë ka nisur më 9 janar dhe do të zgjasë deri më 8 shkurt. Më 8 shkurt do të mund të votojnë të regjistruarit për votim fizik në përfaqësitë diplomatike të Kosovës./K.K

Të fundit

Zjarret në Los Angelos, pasoja katastrofike/ Dëmet llogariten në mbi 150 mld dollarë

Zjarret në Los Angelos, vijojnë jenë aktivë për të katërtën ose të pestën ditë radhazi dhe kanë shkaktuar vdekjen...

Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj

Ndërtimi i aksit Elbasan – Lekaj do të kushtojë 148 milionë euro, përfshirë TVSH-në. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar kontratat me kompanitë fituese që...

Miratohet fondi prej 1.1 miliardë lekë/ Shpronësohen 420 prona kompensim financiar qyt..

Më shumë se dy mijë qytetarë të prekur nga ndërtimet informale do të shpronësohen me një fond prej 1.1 miliardë lekësh në total. Vendimi është...

“Qeveri e ngrysur, opozitë entuziaste”/ Salianji letër nga qelia: Koha nuk pret!

Ervin Salianji i është drejtuar diasporës me një letër nga qelia, në ditën e nisjes së regjistrimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit për...

Kur filluam të luanim tenis?

Tenisi u bë sporti i preferuar i aristokracisë franceze në shekullin e 16-të, por dëshmia e parë e shkruar daton në shekullin e 14-të...

Lajme të tjera

Web TV