Berisha vijon premtimet/ Do ulim taksat, nuk do ketë shqiptar që do marrë nën 500 euro!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë në 34-vjetorin e themelimit të degës së PD në Pogradec, ku tha se ishte kjo forcë politike që e nxori Shqipërinë nga izolimi.

Nga takimi në Pogradec, Berisha foli për pensionet, që sipas tij, në Shqipëri është shifër shumë më e ulët se vendet e rajonit.

“Po se, një pensionist në Shqipëri të marrë mesatarisht 170 euro, në Mal të Zi të marrë 450 euro. Kush ka qenë nga ju në Mal të Zi? Çfarë ka Mali i Zi? Nuk ka asnjë të 1/5 të pasurivë të Shqipërisë. Absolutisht! Po, pse, një pensionist në Maqedoni të marrë 280% të pensionit që marrim ne? Dhe të gjitha këto, me të gjitha dokumentet, ne ishim para të gjithëve në vitin 2013. Ata ishin ndën ne në pensione, ndën ne në rroga. Rumuni, kishte rrogën minimale në vitin 2013, 800 lei. Lexoni, shikoni sa e ka sot, 3300 lei. Kosova, shtet i sapoformuar, i shpallën pavarësinë, përsëri pensionistët marrin 30-40% më shumë se sa në Shqipëri. Pse ndodh kjo? Kjo ndodh, sepse qeveria demokratike, që i thotë vetes përfaqësuese e qytetarëve, është e detyruar që të ardhurat që krijon t’i shpërndajë me qytetarët. Çfarë bënë këta? Ky ngriu rrogat e ulëta, ky ngriu pensionet, ky mashtroi me indeksimin e pensioneve”-tha Berisha.

Duke u ndalur te pagat, Berisha tha se Partia Demokratike ka planin e saj për duke vendosur minimunin jetik nëse merr pushtetin më 11 maj.

Po rrogat e ulëta? Pse rumuni e rriti 4 herë rrogën e ulët, po Shqipëria po t’i vësh inflacionin pothuajse fare. A, prisni. Në rrogat qëndroi indiferent? Jo! Rrogat e larta i rriti në stratosferë. Sot, Shqipëria ka rroga më të larta se sa Sllovenia. Imagjinoni Sloveninë ju. Sllovenia ka rroga të barabarta me vendet e zhvilluara të BE-së. Dhe këtu, rrogat e larta janë më të larta se atje. Pra, çfarë kemi ne. Ne kemi programin tonë, zotimin tonë solemn, nga i cili do përfitojë çdo shqiptar që sot është në vështirësi, dhe jo vetëm.

Ne do vendosim minimumin jetik. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që, çdo shqiptar që merr nën 200 euro, do marrë 200 euro. Dhe ai që nuk merr asnjë qindarkë, do marrë 200 euro. Edhe ai që merr 100 euro, do marrë 200 euro. Edhe pensionisti në fshat që merr 120 euro, do marrë 200 euro. Pensionisti në qytet që merr 170 euro, do marrë 200 euro. Dhe u garantoj se është vetëm hapi i parë. Se ligj do të jetë, çdo vit do të indeksohet.

Nuk do të ketë shqiptar që do marrë rrogë në sektorin privat, apo në sektorin publik ndën 500 euro. Jo, është jashtë çdolloj morali. Çfarë do bëhet me sipërmarrjet që, e kanë bazuar në rroga të ulëta? Do ulim taksat, do i ndihmojmë me të gjitha mënyrat. Nuk do pranojmë kurrë që t’i paguajnë nën 500 euro shqiptarët. Të eci sipërmarrja mirë, nuk të eci, ky është kushti. A po bëjmë ne një zbulim? Jo!  Çdo vend i lirë demokratik, ka jo pagën mujore, por pagën e orës, që çdo orë je i detyruar të paguhesh kaq, dhe në qoftë se nuk jep atë pagë për orën, të vihen drynat”-u shpreh Berisha./K.K

Lexo edhe :  “Rroga minimale 500 euro”, Berisha hap thesin: Kur të shkoni në dyqan…

Të fundit

Vatikani thyen tabutë: Burrat homoseksualë mund të shugurohen priftërinj

Udhëzimet e reja të publikuara nga Konferenca e Peshkopëve Italianë të premten pranojnë shugurimin e burrave homoseksualë në priftërinë...

Ancelotti flet përpara finales së Superkupës: “Nëse humbasim nesër, sezoni vazhdon”

Carlo Ancelotti ka folur për finalen e Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës , duke theksuar gatishmërinë e skuadrës së tij. Barcelona dhe Real Madridi do...

Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?

Nga Frrok Çupi Të thuash se e bën për t’i dhënë vetes gajrete epike, kjo edhe mund të merret si e mirëqenë.. Epike? Po ja, si...

Pikturat e Krist Dimos/ Ekspozita në COD në Kryeministri

Portrete të palumtura, që shfaqin natyrën njerëzore me konflikte, tensione e kontradikta. Pikturat e Krist Dimos, që eksploron ndikimin e shoqërisë moderne e postmoderne tek...

Paketa e maleve/ Gati projektligji që synon të nxisë zhvillimin ekonomik në zonat malore

Paketa e Maleve është projektligji që synon të nxis zhvillimin ekonomik në zonat malore duke frenuar braktisjen e fshatit. Investitorët e maleve me shumën simbolike...

Lajme të tjera

Web TV