Gara për administratën shtetërore/ Qeveria hap rreth 1200 pozicione të lira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas vendimit më të fundit të qeverisë, për vitin 2025 janë hapur 1186 pozicione të lira për të gjithë ata që plotësojnë kriteret për t’u bërë pjesë e administratës shtetërore.

Përkatësisht në vendim bëhet me dije se këto pozicione ndahen në: 5 vende për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues; 93 pozicione për kategorinë e mesme drejtuese; 283 pozicione për kategorinë e ulët drejtuese si dhe 805 pozicione vakante për kategorinë ekzekutive.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.152/ 2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave vendosi: Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2025 është gjithsej 1186, të ndara sipas kategorive: a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 5; b) Për kategorinë e mesme drejtuese 93; c) Për kategorinë e ulët drejtuese 283; ç) Për kategorinë ekzekutive 805″, – thuhet në vendim.

Në këtë të fundit nënvizohet grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë: Shkenca juridike, audit i brendshëm, shkenca ekonomike, shkenca ekonomike/juridike, shkenca shoqërore, shkenca sociale, histori-filologji, shkenca mjekësore, veterinari, agronomi, zootekni; mbrojtje bimësh, shkenca biologjike dhe të ngjashme me to, Kimi, Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme, shkenca inxhinierike, arkitekturë, arkeologji dhe restaurime, artet e bukura, gjeodezi, shkenca ekzakte, shkenca edukimi, mësuesi, arsim i lartë ushtarak/policor, arsim i lartë.

Plotësimi i vendeve vakante në kategorinë ekzekutive, gjithsej 805, në kategorinë e ulët drejtuese, gjithsej 283, apo kategorinë e mesme drejtuese, gjithsej 93, bëhet së pari nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ku mund të konkurrojnë nëpunësit civilë të së njëjtës kategori në të njëjtin institucion apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele dhe kërkesat e posaçme për vendin/ vendet e lira./e.t

Të fundit

Katër skenarët se çfarë mund të ndodhë me ishullin pas deklaratave të Trump

Në javët e fundit, presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka treguar interes të ri për të marrë...

Nënshkruhet marrëveshja për transformimin e Kalasë së Elbasanit

Qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimin për një projekt që do të transformojë kalanë e qytetit të Elbasanit. Kryeministri Edi...

Rikthim i bujshëm pas 12 vitesh, David Moyes merr drejtimin e Evertonit

Moyes do rikthehet në pankinën e Everton pas më shume se 10 vitesh. Moyes drejtoi Evertonin nga viti 2002 deri në 2013 para se të...

Shqipëria hesht për Kryepeshkopin! Përse?

Lutfi Dervishi Ndërsa në Greqi, politikanët, media dhe publiku po shprehin hidhërim për gjendjen shëndetësore te Kryepeshkopi Janullatos, reagimi në Tiranë  është i zbehtë, për...

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për vrasjet në qytetin e Cetinjes

Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sigurinë në Malin e Zi të japin dorëheqjen si dhe të kryhet një...

Lajme të tjera

Web TV