Hakerat sulmojnë Italinë/ Grupi prorus bllokon faqet e disa ministrive, policisë, marinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hackerat pro ruse të njohur me nofkën “NoName” kanë sulmuar mëngjesin e kësaj të shtune webfaqet e disa ministrive dhe institucioneve italiane. Mediat në vendin fqinjë raportuan se nga sulmet janë prekur Ministria e Punëve të Jashtme dhe  Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ndërsa sa i përket institucioneve janë Karabaninerët, Marina Italiane, Forcat Ajrore si dhe kompanitë lokale të transportit publik “Atack” në Romë, “Amat” në Palermo dhe “Amt” në  Gjenova.

Një zëdhënës i Agjencisë së Sigurisë Kibernetike në Itali deklaroi se bëhet fjalë për një sulm ku qytetarëve iu ndalohet të marrin shërbimet e tyre në webfaqet e prekura nga sulmi, ose siç njihet ndryshe ky është një sulm DDOS (di-di- ou – es), që do të thotë Mohim i Shpërndarjes së Shërbimit Online.

Në sulmet të tilla hackerat shtojnë vizitat në këto website me synim bllokimin e tyre dhe mos funksionimin e shërbimeve.

Grupi i Hackerave pro rus teksa njoftoi sulmin kritikoi kryeministren Giorga Meloni ne Telegram.

 “Kryeministrja italiane Giorgia Meloni konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të plotë për Ukrainën në një takim me Vladimir Zelensky gjatë vizitës së tij në Romë. Sipas Melonit, Italia do të ndihmojë Ukrainën të mbrojë interesat e saj dhe të ndjekë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Negociatat zgjatën rreth një orë dhe synon forcimin e pozicionit të Kievit. Italia duhet të fillojë të ndihmojë veten dhe, para së gjithash, sigurinë e saj kibernetike”, shkruante grupi ne deklaratene  tyre.

Ne 28 dhjetor te vitit te shkuar po i njejti grup hackerash pro rus kreu sulme kibernetike ndaj web faqes se Ministrise se Puneve te Jashtme dhe dy aeroporteve ne Milano duke I nxjerre ato jashte funksionit per disa ore./K.K

Të fundit

Pse themi ”të flasim marrëzi”?

Shprehja shfaqet për herë të parë në vitin 1565 në një tekst të historianit fiorentin Benedetto Varchi dhe do...

Vendimet e qeverisë/ Kompensim dhe rritje për pensionet e ulëta

Qeveria po përgatit ndryshime të rëndësishme në skemën e pensioneve. Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani u shpreh se institucionet e linjës...

Homazhe për Kryepeshkopin Anastas në katedralen e Athinës, i pranishëm dhe Mitsotakis

Të dielën (26 janar), në Mitropolinë e Athinës, do të kremtohet Liturgjia Hyjnore (homazhe) përpara trupit të ndjerë të ndjerit Kryepeshkop i Shqipërisë, Anastasit, siç...

E miratoi Senati, ja kë zgjodhi Trump për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare

Senati miratoi të shtunën kandidaturën e Kristi Noem për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare duke e vënë ish-guvernatoren e Dakotës së Jugut, në...

Kush janë vajzat e showbizz-it me fizikun më perfekt?

Julian De Silva, një kirurg plastik nga Londra, përdori raportin e artë për të zbuluar 10 supermodelet më të bukura në botë. Raporti i...

Lajme të tjera

Web TV