Miratohet fondi prej 1.1 mld lekë/ Shpronësohen 420 prona, kompensim financiar qytetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë se dy mijë qytetarë të prekur nga ndërtimet informale do të shpronësohen me një fond prej 1.1 miliardë lekësh në total.

Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë, ndërsa emrat e përfituesve nuk janë zbardhur akoma. Gjithë sa dihet është se të prekurit nga ky vendim janë banues në Tiranë (si qytet dhe në zonat rurale) ashtu edhe në Kamëz, Vorë, Lezhë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Sarandë, Gjirokastër, Shkodër, Korçë, Kukës, Vlorë, Fier dhe Zonat e Stimuluara.

SHPRONESIMI

Në zbatim të vendimit të marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë, Agjencia e Kadastrës njoftoi nisjen e kompensimin financiar të qytetarëve për tokat e zëna nga ndërtimet informale, duke siguruar kështu sigurinë juridike të pronës.

“Si asnjëherë më parë 2153 pronarë do të kompensohen financiarisht për ndërtimet e legalizuara në tokën e tyre. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për kompensimin e këtyre subjekteve, pasuria e të cilëve është zënë nga ndërtimet informale”,  thuhet në njoftimin për shtyp të Kadastrës Shqiptare.

Me botimin në Fletoren Zyrtare të këtij vendimi, çdo qytetar i titullit të pronësisë së objektit, i përfshirë në këtë proces, mund të vijojë me blerjen e parcelës ndërtimore të shpronësuar për të siguruar pronësinë e plotë mbi objektin dhe truallin.

Sipas Kadastrës, vlera totale e kompensimit është 1 miliard e 11 milionë lekë. Sipërfaqja e përfshirë është 88.358,4 m², prona që shpronësohen janë 420, pronarët përfitues janë 2153 qytetarë, ndërsa pronarë objektesh të legalizuara, përfitues të parcelës ndërtimore janë 386. Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të kryejë ndryshimet përkatëse në regjistrat e pasurive të paluajtshme, duke garantuar siguri juridike për të gjitha palët e përfshira.

Kadastra bën të ditur se përfituesit nga shpronësimet në drejtoritë vendore ASHK–Tiranë Veri, Tiranë Jug, Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Kamëz-Vorë, Lezhë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Sarandë, Gjirokastër, Shkodër, Korçë, Kukës, Vlorë, Fier dhe Zonat e Stimuluara, mund të ndjekin procedurën pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave për përfitimin e vlerës përkatëse./K.K

Të fundit

Rikthim i bujshëm pas 12 vitesh, David Moyes merr drejtimin e Evertonit

Moyes do rikthehet në pankinën e Everton pas më shume se 10 vitesh. Moyes drejtoi Evertonin nga viti 2002 deri...

Shqipëria hesht për Kryepeshkopin! Përse?

Lutfi Dervishi Ndërsa në Greqi, politikanët, media dhe publiku po shprehin hidhërim për gjendjen shëndetësore te Kryepeshkopi Janullatos, reagimi në Tiranë  është i zbehtë, për...

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për vrasjet në qytetin e Cetinjes

Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sigurinë në Malin e Zi të japin dorëheqjen si dhe të kryhet një...

Gara e F1 në Shqipëri/ Rama: 1 miliard njerëz do të kenë sytë në Elbasan në 3 ditë

Kryeministri Edi Rama tha se automotoparku që po ndërtohet në Elbasan dhe ku do të zhvillohet edhe një garë e Formula 1, do të...

Kanadaja përgatitet për “luftë” me Trumpin! Gati kundërtarifat ndaj mallrave amerikane

Kanadaja po përgatitet të hakmerret me një listë te gjatë tarifash dërrmuese mbi mallrat amerikane nëse Presidenti i zgjedhur Donald Trump ndjek planet e...

Lajme të tjera

Web TV