“Kullat do shkojnë deri në Tushemisht”/ Berisha mesazh qytetarëve nga Pogradeci

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në takimin me aktivistët dhe urbanistët e qytetit të Pogradecit u shpreh se nëse qytetarët nuk i dalin zot këtij qyteti, kullat që po ndërtohen do të vazhdojnë gjer në Tushemisht, dhe kur të mbarojë ky territor, do i kthehen territorit tjetër, nga Pogradeci në Lin.

“Armand Lilo që përflitet se është autori i këtyre kullave, e paraqesin si krushqi të Fatmir Xhafës. Nuk e di nëse kanë lidhje me krushqinë e tyre, por një gjë është e sigurtë. Kanë  lidhje me mafiozin Fatmir, kanë lidhje me klanin e drogës”– u shpreh Berisha.

Fjala e plotë:

Tani qytetit i del bajlozi i zi. Liqeni nuk ka bajloz të zi, i del si kuçedër, i del mafia dhe do të ja lidhë sytë, do të ja shkatërrojë brigjet, të ja prishë identitetin. Faktikisht do ta transfigurojë dhe e tëra vetëm për qëllime pasurimi të saj.

Por mendja më e mbrapshtë mbi tokë nuk mund të bëhet, se e transformuar nga mafia, nga vjedhjet se sa të imagjinosh kullat buzë këtij liqeni.

Ky bukurinë e ka për tu parë, për tu soditur, apo për tu bllokuar me kulla. U garantoj se ato kulla që fillojnë aty, nëse qytetarët nuk i dalin zot këtij qyteti, do të  vazhdojnë gjer në Tushemisht. Dhe kur të mbarojë ky territor, do i kthehen territorit tjetër, nga Pogradeci në Lin.

Ju nuk mund të imagjinoni se cilat janë sasitë kolosale gjigante, të narkoeurove të trafikantëve shqiptare.

Këtu u tha se janë 120 studio arkitekturore botërore. Dhe natyrisht kjo është risi pozitive, por problemi është ky, se prapa projekteve të tyre janë organizatat kriminale më të rrezikshme të Europës dhe botës. Janë ato organizata që me fuqinë e tyre kanë shtrirë përdhe monedhën e BE-së dhe dollarin amerikan, i kanë zhvlerësuar në mënyrë të pamëshirë 30-40 përqind të tyre, duke ndëshkuar në këtë mënyrë, në mënyrë apo një tjetër, çdo qytetar shqiptar që jeton me ndershmëri dhe djersën e tij.

Lexo edhe :  “Turizmi është kali ynë i betejës”/ Rama: Shqipëria, zhvillim të jashtëzakonshëm

Vetëm njëri prej tyre ka transferuar nga bandat e Dubait në bankat Europiane, 3 miliardë euro. Që të gjithë këta kanë një shtyllë dhe ky është Edi Rama.

Armand Lilo që përflitet se është autori i këtyre kullave, e paraqesin si krushqi të Fatmir Xhafës. Nuk e di nëse kanë lidhje me krushqinë e tyre, por një gjë është e sigurtë. Kanë  lidhje me mafiozin Fatmir, kanë lidhje me klanin e drogës, Fatmir, Fatzi Xhafa. Dhe të mos mendojë kush kurrë se, do të guxonte as Armandi dhe as Fatziu që të imagjinojnë një kullë apo një ndërtim këtu, pa padrinon, pa Edi Ramën. Jo absolutisht.

Sot dihet miq, nuk duhet të bëhemi naiv, dihet se ky është kryeministri i vetëm në botë i cili firmos për çdo leje ndërtimi në territorin e këtij vendi, pa le më në zonat turistike.

Pra, Pogradecin kush po e sulmon. Po e sulmojnë dy klanet mafioze më të fuqishme të pushtetit, klani Rama dhe klani Xhafaj. Edhe njëherë nuk kam asnjë dijeni se, ky Lilo ka lidhje gjaku me krushqinë e Fatmir Xhafës. Fare s’më intereson. Më intereson që firmat e zeza të Fatmir Xhafës janë në mbështetje duke i dhënë tokë këtij në Tiranë etj., etj. Një seri veprimesh. Kjo është e vërteta.

Pogradeci ndodhet para një agresioni mafioz që do ti zhdukë identitetin e tij./e.t

Të fundit

Pse themi ”të flasim marrëzi”?

Shprehja shfaqet për herë të parë në vitin 1565 në një tekst të historianit fiorentin Benedetto Varchi dhe do...

Vendimet e qeverisë/ Kompensim dhe rritje për pensionet e ulëta

Qeveria po përgatit ndryshime të rëndësishme në skemën e pensioneve. Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani u shpreh se institucionet e linjës...

Homazhe për Kryepeshkopin Anastas në katedralen e Athinës, i pranishëm dhe Mitsotakis

Të dielën (26 janar), në Mitropolinë e Athinës, do të kremtohet Liturgjia Hyjnore (homazhe) përpara trupit të ndjerë të ndjerit Kryepeshkop i Shqipërisë, Anastasit, siç...

E miratoi Senati, ja kë zgjodhi Trump për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare

Senati miratoi të shtunën kandidaturën e Kristi Noem për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare duke e vënë ish-guvernatoren e Dakotës së Jugut, në...

Kush janë vajzat e showbizz-it me fizikun më perfekt?

Julian De Silva, një kirurg plastik nga Londra, përdori raportin e artë për të zbuluar 10 supermodelet më të bukura në botë. Raporti i...

Lajme të tjera

Web TV