Qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimin për një projekt që do të transformojë kalanë e qytetit të Elbasanit. Kryeministri Edi Rama tha se ky projekt do ta fusë edhe Elbasanin në hartën e turizmit në Shqipëri, bashkë me projektet e tjerë si automotoparku.
Sipas tij, Durrësi, Dibra dhe Elbasani, janë 3 pole rreth metropolit të Tiranës. “Kalaja e Elbasanit ka një potencial të jashtëzakonshëm”, tha Rama, raporton A2 CNN. “Do të kemi një rritje të madhe të numrit të vizitoreve brenda në lagje dhe kjo do bëjnë që vlera e shpive në lagje të rritet. Në Elbasan do kemi një pol të ri të Tiranës metropol”.
“Sot është një ditë e madhe për, pasi prej 30 vitesh, për kalanë e Elbasanit është folur që do të bëhet. Sot është dita që fillojmë punën konkrete”, tha kryetari i Bashkisë, Gledis Llatja./e.t