Paketa e Maleve është projektligji që synon të nxis zhvillimin ekonomik në zonat malore duke frenuar braktisjen e fshatit.
Investitorët e maleve me shumën simbolike 1 euro do të blejnë shtetit truallin në të cilin do të ndërtojnë biznesin e tyre.
Certifikata e pronësisë do të merret vetëm pasi të ketë përfunduar projekti i zhvillimit. 500 subjektet e para që do të investojnë në ekonomin malor do të përjashtohen nga katër taksa, si përjashtimi i tatimit për një periudhë 10 vjeçare , përjashtimi nga taksa infrastrukturës, taksa e pasurive të paluajtshme dhe TVSH-ja. Po kush mund të përfitojë nga Paketa e Maleve
“Më konkretisht mund të jenë banorët që kanë patur vështirësi në shfrytëzimin e pronës , po ashtu mund të jenë dhe sipërmarrës aktualë të cilët kanë nevojë të zgjerojnë aktivitetin , por mund të jenë edhe investitor të mëdhenjtë të cilët përveç investimeve në bregdet tashmë do të kenë një vëmendje më konkrete drejt këtyre territoreve”-shprehet Shpresim Domi, ekspert i turizmit rural.
Kjo është mundësi e mirë për bizneset, por tepër e vështirë për tu arritur nga vetë banorët e maleve.
“Të faktojë që e ka përdor atë tokë për më shumë se 10 vite , e dyta duhet të ketë një plan zhvillimi për të arritur për të marrë një leje që do ketë një afat 2 vjeçar dhe kur flasim për investime të kësaj natyre është e vështirë për një fermë, banor zone, ose një ish-emigrant. “
Investimet do të kryhen në zonat malore me përparësi zhvillimi që miratohen nga bashkitë. Pas programit 100 fshatrat kjo është tentativa e dytë e qeverisë të kthejë invesitorët me sytë nga fshati./K.K