Paris Hilton është një tjetër personazh i famshëm që donte të mbështeste të prekurit nga zjarret në Los Angeles. “Trashëgimtarja e artë” e cila humbi shtëpinë e saj nga zjarret shkatërruese, krijoi një fond mbështetës për viktimat e zjarrit përmes organizatës së saj jofitimprurëse, duke dhuruar vetë 100,000 dollarë.Lëvizjen e saj ajo e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, duke u bërë thirrje atyre që mund të dhurojnë të mbështesin financiarisht të prekurit.
Në postimin që ka bërë në llogarinë personale në Instagram, Paris Hilton ka rrëfyer se ka në zemër të gjithë të prekurit nga zjarret shkatërruese. Madje ajo shpjegoi se edhe pse humbi shtëpinë në Malibu, ka njerëz që humbën shumë më tepër.
View this post on Instagram
/K.K