Takimi i Trump me Putin po përgatitet, çfarë pritet të ndodhë?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump, ka paralajmëruar një takim me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin.

“Ai dëshiron që ne të takohemi. Dhe ne po e organizojmë këtë”, tha Trumpi në rezidencën e tij në Mar-a-Lago, Florida. Në takim do të bëhet fjalë mbi të gjitha për t’i dhënë fund luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

Putini u tregua i “hapur” për bisedime. Moska e përshëndet “gatishmërinë e Trumpit për të zgjidhur çështjet përmes dialogut”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Nuk ka asnjë parakusht për një takim të tillë, shtoi ai.Më 20 janar Trumpi do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Në fushatën elektorale, ai e kritikoi në mënyrë të vazhdueshme ndihmën ushtarake të SHBA për Ukrainën dhe njoftoi se paqja në Ukrainë do të rivendosej “brenda 24 orëve” pas marrjes së detyrës prej tij. Si do të arrihet kjo, këtë ai nuk e ka treguar. Kjo shkaktoi skepticizëm në Kiev dhe tek shtetet aleate: ekziston droja se Trumpi mund ta detyrojë Ukrainën që t’i bëjë lëshime të mëdha Rusisë.

Por Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tregua tani megjithatë besimplotë se presidenti “i fortë” i zgjedhur i SHBA, mund t’i japë fund luftës në Ukrainë. Në një intervistë të publikuar së fundmi me podkasterin amerikan Lex Fridman, Zelensky tha se Trumpi do të hapë në mënyrë vendimtare rrugën për një zgjidhje me negociata, e cila do të mbështetet edhe nga shtetet evropiane.

Trump ka deklaruar disa herë: “Ne duhet ta lëmë pas vetes këtë luftë. Është një kasaphanë. Miliona ushtarë vriten”. Është një luftë, e cila nuk do të kishte ekzistuar kurrë, po të kishte qenë ai President, pohoi Trumpi.

Lexo edhe :  Raportohet për të plagosur nga një sulm me dronë në Rusi

Që nga fillimi i luftës pothuajse tre vjet më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë, me distancë të madhe nga të tjerët, mbështetësit më të fuqishëm të Ukrainës. Sipas të dhënave të Pentagonit, SHBA kanë vënë tashmë në dispozicion një shumë totale prej 65.9 milionë dollarësh – ose rreth 64 milionë euro – si “kontribute për sigurinë”./K.K

Të fundit

Skema e re e kredive të buta/ Veliaj: 2025, viti i reformave të rëndësishme për Tiranën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarë, kryesisht çifte të reja, përfitues nga programi...

“Black game”/ Aksion kundër lojërave të fatit, katër të arrestuar në Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Black game”. Në pranga kanë rënë katër personave., ndërsa janë proceduar penalisht edhe katër shtetas të tjerë. Sipas policisë është...

Gjendja jo e mirë e fushës, shtyhet ndeshja e Kategorisë së Parë

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ka një ndryshim në programin e ndeshjeve të Kategorisë së Parë për javën e 18-të. Ndeshja...

Bllokuan rrugën në protestën e djeshme para Bashkisë Tiranë, procedohen shtatë persona

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë...

7 protestat më të çmendura në histori

Gjithçka filloi rreth vitit 1150 para Krishtit, kur në Egjiptin e lashtë faraonit Ramses III iu desh të përballej me pakënaqësinë e ndërtuesve të tempullit të Tebës, të...

Lajme të tjera

Web TV