Tradhtia dhe ndarja! I propozoi për martesë, si Kida i mori të partnerin influenceres!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Influencerja kosovare Lena Berisha, ka sqaruar së fundmi të vërtetën e cila fshihet pas lajmeve virale ku thuhet se këngëtarja Orhideja Latifi, e njohur si ‘Kida’ i mori të dashurin.

Lena ka treguar se ish-partneri i saj e ka tradhtuar atë me Kidën, teksa tha se kjo ishte dhe arsyeja që influencerja ka hequr dorë nga muzika.

Mirëpo Lena thekson se situata është keqkuptuar nga ndjekësit pasi për këtë tradhti ajo nuk ja ka vënë fajin Kidës, teksa shprehet se: “Askush nuk ta merr dikë me zor”.

“Mua më është bërë pyetja ‘Pse e ke lënë muzikën?’ dhe unë kam thënë sepse më ka lënë ai tjetri për një këngëtare, nuk kam thënë unë ‘ma ka marrë ajo me zor,’ sepse askush s’ta merr dikë me zor,” është shprehur Lena.

Ndër të tjera influencerja tregon se ajo tradhti e ka lënduar shumë dhe në këtë pikë të jetës që është nuk i beson askujt.

“Më ka lënduar patjetër, nuk mendoj se dikush që e ka kaluar këtë gjë nuk është lënduar, sidomos kur e do dikë shumë. Ka pasur momente shumë të këqija por fatmirësisht i kam kaluar të gjitha me familjen time dhe psikologen,” tha ajo ndërsa shtoi se: “Atëherë ndihesha keq por tani kur e mendoj më ka vlejtur shumë, më ka ndryshuar totalisht, me ka pjekur si njeri.”

Kujtojmë që këngëtarja e njohur Kida vetëm pak ditë më parë , dhuratën më të bukur për ditëlindje e ka marrë nga partneri i saj.

Partneri, të cilin Kida e ka mbajtur përgjatë gjithë kësaj kohe jashtë syrit të publikut, i ka propozuar për martesë në mënyrën më të veçantë. Me kombinime dritash në qiell, ai i ka uruar ditëlindjen dhe i ka bërë propozimin./K.K

Të fundit

Largimet nga vendi/ Statistikat: 28% duan të emigrojnë. Analistët shpjegojnë arsyet

Shqipëria po rrezikon të zbrazet akoma më shumë nga shqiptarët, krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Sipas një anketimi...

E vërteta e ribashkimit të çiftit Romeo-Heidi! Dyshja u kapën mat në…

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci, çifti që u krijua gjatë kohës së qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 3” dhe...

Conceicao: Milan klub i madh, nuk mund të mjaftohet me një trofe të Superkupës

Pas fitimit të Superkupës, Milan synon që të bëjë mirë edhe në kampionat e Champions. Në konferencë para ndeshjes ndaj Cagliarit, trajneri i kuqezinjve,...

SPAK rrëzoi akuzat për Olsi Ramën, Berisha sulmon Dumanin

Një ditë pas SPAK rrëzoi pretendimet e Gazmend Bardhit për përfshirjen e vëllait të kryeministrit Rama, Olsi Rama, në dosjen Xibraka, Sali Berisha sulmoi...

A do të jenë përsëri partitë e reja ‘flakë kashte’?

Eduard Zaloshnja Në sondazhin nëpër qarqe që zhvillova së fundmi për Report TV, rezultoi se partitë e reja do të kishin marrë 12 mandate, po të ishin...

Lajme të tjera

Web TV