Inigo Martinez kërkon trofeun e parë me Barçën: “Dimë si t’i bëjmë dëm Realit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrojtësi i Barcelonës, Inigo Martinez përballet me finalen e sotme me besim të plotë, pavarësisht se përballë do të jetë Real Madridi.

2181225290.0.jpg

Ai nuk ka frikë se do të përballet me kampionët e Spanjës dhe të Europës në fuqi, që janë ngritur dukshëm në nivel muajt e fundit.

“Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë, ku mund ta sulmojmë atë dhe t’i bëjmë dëm. Le të shkojmë për finalen, ne kemi besim të plotë. Ne e presim me padurim këtë finale, sepse është titulli i parë dhe është gjithmonë kënaqësi të fitosh një të tillë”, tha ai në një prononcim për “Barça One”.

Qendërmbrojtësi pranoi se skuadra ka bërë shumë mirë për ta nisur 2025-ën me dy fitore pa pësuar gola dhe beson se titulli do t’i jepte një shtysë më shumë për ndeshjet e ardhshme.

“Mund të jetë titulli i parë i vitit. Besojmë se mund të na japë një shtysë në garat e tjera të mbetura”, komentoi ai./ D.C

Të fundit

Tre gabime që duhet të shmangni kur konsumoni mëngjesin

Mëngjesi është një nga momentet më të rëndësishme të ditës, plot me opsione të panumërta: mund ta hani me...

11 maji/Regjistrohen mbi 133 mijë emigrantë!Të hënën në Kuvend rikthehet për votim drafti

Mbi 133 mijë emigrantë janë tashmë të regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të votuar në 11 maj. Mbi 133 mijë emigrantë janë tashmë...

‘Ekonomia shqiptare, e konsoliduar’/ Balluku: Qeveria mbështet biznesin, rrit punësimin

Qeveria do të vijojë mbështetjen ndaj biznesit i cili sipas zëvendëskryeministres Belinda Balluku po kontribuon në mirëqenien e familjeve dhe ekonominë  e vendit. Nga një ...

Tentuan të vjedhin me dhunë 21-vjeçarin, arrestohen 4 të miturit

TIRANË - Katër të mitur janë arrestuar pas tentativës për t’i marrë me dhunë sendet personale një 21-vjeçari. Policia ka identifikuar dhe arrestuar të rinjtë, të...

57-vjeçari kërcënon me thikë bashkëshorten dhe djalin e mitur,bie në pranga autori

Një 57 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Maliqit pasi ka kërcënuar me thikë bashkëshorten dhe djalin e tyre të mitur. Shërbimet e...

Lajme të tjera

Web TV