Java që presim përpara pritet të jetë një javë “tipike” dimri me reshje shiu dhe dëbore por në mesin e saj dhe më pas nuk do të mungojnë ditët me diell por temperatura të ulëta (vlera negative).
Në këtë mënyrë për ditën e nesërme (e Hënë) moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonën e qendrës dhe jug reshjet lokalisht me intensitet deri mesatar. Në relievet malore në verilindje në lartësitë mbi 300-400 metër dhe juglindje në lartësitë mbi 600-700 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar.
Për ditën e Mërkurë moti përgjatë ultësirës perëndimore parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare ndërsa në relievet malore në lindje mot kryesisht i vranët si dhe intervale afatshkurtra me diell.
Për ditën e Enjte dhe atë të Premte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje.
S,M