Kontrabandonte sasi të madhe nafte, ndalohet në Durrës anija me flamurin e Tanzanisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një anije me flamur të Tanzanisë është vënë nën akuzë për kontrabandë nafte në Durrës.

Këtë fundjavë policia e Durrësit po heton dhe kryen veprime mbi një rast të kontrabandës së naftës në sasi të mëdha.

Sipas burimeve nga dogana e Durrësit për Top Channel, gjithçka ka nisur nga dyshimet mbi anijen “Aya Zanoubya” që  mbërriti më 7 janar në portin MBM të Porto Romanos me një ngarkesë të deklaruar çimentoje, por po hetohet për kontrabandë karburanti pasi ka dyshime.

Ndërkaq burime policore bëjnë me dije për Top Channel se operacioni policor ka çuar në disa ndalime dhe shpalljen në kërkim të disa personave të tjerë.

E nisur më 26 dhjetor nga porti tunizian i Gabes, anija dyshohet se ka bashkëpunuar me një tjetër mjet lundrues për të realizuar kontrabandën, për qëllime përfitimi financiar. Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht mënyrën e organizimit të këtij aktiviteti të paligjshëm.

Ekuipazhi dhe pronari i anijes janë nën akuzë. “Aya Zanoubya” është një anije mallrash e ndërtuar në vitin 1977, me gjatësi 81.72 metra dhe gjerësi 14.1 metra./K.K

Të fundit

Putini nuk po tregon asnjë shenjë kompromisi

Vladimir Putini nuk pritej ta refuzonte kategorikisht propozimin e SHBA-së për një armëpushim, por gjithashtu nuk pritej ta mbështeste...

Portokalli parandalon depresionin, ja si shpjegohet

Portokalli përveç se përmirëson sistemin imunitar, ndihmon dhe në parandalimin e depresionit. Ngrënia e një portokalli në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të...

Qyteti bregdetar në Siçili ofron pushime për 1 euro: Si mund të fitoni një vend?

Siculiana, një qytet bregdetar në Siçili, ka nisur një iniciativë unike për të tërhequr më shumë turistë gjatë sezonit të ulët: një fundjavë pushimi...

Arkeologët zbulojnë një fytyrë njerëzore fosile mbi 1 milion vjeç

Pjesa e një fytyre të fosilizuar nga një paraardhës i njeriut është më e vjetra e gjetur në Evropën Perëndimore, sipas arkeologëve. Kafka jo e...

Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, takon përfaqësuesit e drejtësisë në Tiranë

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë ka zhvilluar sot takime me përfaqësuesit nga...

Lajme të tjera

Web TV